A po fluturonte helikopteri EC145 sipas planit? Prokuroria nuk e merr të mirëqenë versionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes

Postuar në 01 Qershor, 2016 15:54

Ushtria dhe Ministria e Mbrojtjes deklaruan zyrtarisht se helikopteri EC145 që u rrëzua më 6 prill 2016 ishte në fluturim stërvitor sipas planit të parashikuar. Por Prokuroria që po ndjek hetimet për këtë çështje nuk e beson këtë version, deri sa ai të konfirmohet nga dida burime. Për këtë qëllim është kërkuar dëshmia e drejtorit të trafikut ajror, Arben Sula. “Burimet thanë se megjithëse prokuroret e posedojnë planin e fluturimit të deklaruar nga forcat ajrore si një mision trajnues, për shkaqe hetimore duhet të pyetet edhe përfaqësuesi i Autoritetit të Aviacionit Civil. Gjithashtu, bëhet e ditur se do të pyeten edhe zyrtarë në sektorin e lëshimit të certifikatave teknike, mes tyre inspektori Skënder Loli”, raporton Top-Channel.

Hetimet kanë nxjerrë në dritë një fakt interesant që është bërë publik pak ditë më parë: nënkoloneli Altin Lame, i cili duhet të firmoste planin e fluturimit të helikopterit, nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi rezultoi se ditën e ngjarjes nuk ishte në detyrë, por ishte angazhuar në një kompani private fluturimesh. Ka rëndësi ky fakt pasi ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi pas rastit Feka, piloti i rrëzuar në Spanjë, se do të rishikohen rregulloret e fluturimit. Por shkeljet e nënkolonel Lames, provojnë se rrumpalla vazhdon dhe se Kodheli në këtë drejtim është një mbarështuese e traditës.

Comments

Submitted by Pyetje (not verified) on

Ne fund te shkrimit, rezulton kjo pyetje, per Mimi Kodhelin, . . . nje mbareshtuese e tradites (sikunder e keni shkruajtur ju) , apo duhet . . . . MASHTRUESE e e tradites.
Mendoj se ja keni futur kot.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.