Të pavendosur nëse do të dalin bashkë në 2017
Bashkimi me LSI-në ishte mënyra më e lehtë që Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama të vinte në pushtet në 2013-ën. 2 vite e gjysmë bashkëqeverisje u shoqëruan me hije mosbesimi dhe strategji të veçuara të dy palëve për të dobësuar njëra –tjetrën. PS angazhoi strukturat e saj në arrestimin e zyrtarëve të LSI-së të përfshirë në korrupsion, ndërsa LSI nga ana tjetër mekanizmat e saj për të diskretituar socialistët. Megjithatë Petrit Vasili thotë se koalicioni funkssionon. “Mazhoranca i ka dhënë një dimension të ri koalicionit, një koalicioni që bashkëpunon e gjejnë zgjidhje të përbashkëta. Pra, e bën koalicionin funksionues e real. Në të kundërt s'kemi një koalicion që bashkëpunon. Ky bashkëpunim ka shënuar një hap të ri. Në këtë frymë ishte edhe komunikimi më i fundit i z.Ruçi...”-deklaroi Vasili për Report TV. Por pyetjes nëse Aleanca Për Shqipërinë Europiane do të dalë me një ofertë të përbashkët edhe në 2017 Vasili nuk di t’i japë një përgjigje. “Ne të gjithë së bashku po përballemi me punë të pabëra të të shkuarës. Kanë qenë jo vetëm sfida të vështira, por sfida që nuk kemi guxuar tu qasemi. Sfida që kanë qenë tabu si informaliteti, në energji, lufta ndaj drogës. Të gjitha kanë qenë aty, por të paprekshme. Kur një mazhorancë u qaset këtyre dhe vazhdon të ruajë mbështetje elektorale, tregon se ka bërë punë të mirë. Politika provimin e saj e ka në garën elektorale dhe besoj se kjo është rruga që do na prijë edhe më tej. Se cilat janë strategjitë përkatëse është një çështje që nuk zgjidhet sot.”-shtoi Vasili
Add new comment