Irani i ofroi azil politik Assad-it, por ky i fundit refuzoi
Irani i ka ofruar presidentit sirian, Bashar al Assad dhe familjes së tij, azil, por ai është refuzuar. Lajmi bëhet i ditur nga ministri iranian për Inteligjencën, Mahmoud Alavi, gjatë një interviste për televizionin libanez “al-Mayadeen”. “Presidenti sirian u informua për ofertën nga gjenerali Qasem Soleimani, komandanti i Forcave Quds të Gardës Islamike Revolucionare, por Assad e refuzoi ofertën, duke deklaruar se familja e tij është si ajo e pjesës tjetër të sirianëve dhe se ata do të qëndrojnë në Damask”, tha Alavi. Sipas ministrit iranian, “komploti ndaj Sirisë” nisi kur Damasku u rreshtua me lëvizjen e rezistencës libaneze, shiitët e Hezbollahut, në luftën mes këtij të fundit dhe Izraelit në vitin 2006.
http://presstv.com/Detail/2016/04/24/462224/Syria-Alavi-Iran-Daesh-assad...
Add new comment