Apel i PD-së për biznesmenët dhe sipërmarrësit: “Mos hidhni asnjë lek në projektin e stadiumit të ri. Nuk do ta njohim”
Partia Demokratike ka deklaruar sot se në momentin e ardhjes në pushtet, ajo do të anullojë projektin e ndërtimit të stadiumit të ri, quajtur “Arena Kombëtare”. Përmes një deklarate, zëdhënësja, Ina Zhupa, u shpreh se projekti aktual është korruptiv dhe klientelist. “Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi Qemal Stafa. Përveçse e kthen stadiumin në qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani i Edi Ramës parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste. Në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik, dje Edi Rama ka bërë fakt të kryer projektin e tij për të zaptuar bashkë me miqtë dhe klientelën e vet zonën historike dhe monumentale, ndër më të shtrenjtat e fitimprurëset në Tiranë, me dyqane, beton e hotel. Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit, bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit. E ritheksojmë se është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para, në këtë projekt të Edi Ramës, që e trajton stadiumin si pronën e tij”, tha Zhupa, e cila ka shtuar se PD-ja premton një stadium me para publike dhe pa kullë.
Comments
Duket nga foto e paraqitur
Duket nga foto e paraqitur pse eshte kunder PD.
Godina e larte e stadiumit i ze pamjen zyres se DOKTORIT.
Po u be AI nuk do te kete mundesi te shohi pyllin e parkut dhe ndeshjet qe luhen ne stadium.
Mbase do i shkepusi dhe kontrollin e QYTETARIT DIXHITAL!
I nderuar Ilir !
I nderuar Ilir !
Jo vetem zyren e Saliut.
Kulla qe do te ndertohet, i ze pamjen shtepise dy kate dubleks te Lulezim Bashes.
Pra, dy here problem.
Add new comment