Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit
Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura. “Është një ditë me mjaft rëndësi për aviacionin civil shqiptar, sepse do të vendosim në funksion aeroportin e Kukësit”, deklaroi ministri Haxhinasto, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në ofrimin e tarifave dhe çmimeve më konkurruese në rajon. “Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj. Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie konçesionare me investitorë të tjerë”, deklaroi ai.
http://www.ata.gov.al/haxhinasto-shqiperia-vend-me-akses-te-plote-aeropo...
Comments
aaa koncension po ja e blen
aaa koncension po ja e blen prap ai qe ka rinasin dhe mbesim aty ku ishim,
Rinasin, e dha Fatos Nano,
Rinasin, e dha Fatos Nano, duke na lene litarin e djallit, zvarre, per kaq kohe, sa po na del qumeshti i nenes pre te rrjepurit.
Ai qe do t'a marre ne koncension, do te kerkoje qe jo vetem aeroplanet, por edhe rosat dhe patat kur te fluturojne, te marrin leje per t'u ulur ne Kukes.
Mbani mend kur te behet Kukesi, kryqyteti i mafies, mbasi koncensionari i aeroportit, do te kerkoje edhe koncensionin e rruges Kukes - Morine, me gjithe Dogane brenda.
Pastaj hajde e thuaj ku je O SHTET, KU JE.
Do te levize droga per qejf te vet.
Duke dhene kete koncension, droga fillon rrugen e Kukesit, duke lene Prishtinen dhe Rinasin.
Lum kush do te jete shef policie ne Kukes, drejtor dogane ne Morine, etj, mbasi do te behet ai vend parajse fiskale.
O burra te blejme prona ne Kukes, sidomos ndonje pyll me ndonje hotel brenda.
Te rroje droga e Kukesit.
Tung.
Shqipnia shitet,
Shqipnia shitet,
Qeveritart marrin paret
Populli hesht,
Ma keq s'ka ku shkon.
Add new comment