Blushi këmbëngul në hapjen e partisë dhe një kritikë për rrobaqepësit e kryetarit
Ben Blushi i propozon kongresit një platformë për demokratizimin e Partisë Socialiste. Pas publikimit të ndryshimeve statutore nga grupi i punës, deputeti socialist thotë se platforma e tij e shndërron të majtën në një parti më të hapur dhe moderne. “Jam anëtar i kryesisë, por e kam thëne prej një muaj që do kisha disa propozime për kongresin, kjo është arsyeja që kam bërë disa sugjerime, apo propozime për kongresin që parashikojnë në radhë të parë një parti më moderne në raport me atë centraliste që e kishim, e kemi dhe do ta kemi. Shikoni më SHBA si po bëhen zgjedhjet, presidenti i francës u zgjodh në bazë primaresh, nuk ka njerëz që u thonë unë jam president apo kryeministër, ata kërkojnë votat. ”-është shprehur Blushi. Blushi komentoi edhe ndryshimet në statut, duke thënë se drafti është hartuar në mënyrë që Edi Rama të mos votohet në kongres. “Ajo që po konstatoj jo unë, por shumë njerëz po bëhët një statut për një njeri. Ky nuk është një statut për një parti. Pra po pajtohen me një statut, pra me një normë ineteresat dhe humoret e një personi që është Edi Rama. Pra më vjen keq ta them, por ata që po bëjnë këtë statut janë në rolin e robaqepësit. Po i qepin Ramës një kostum. Shohin nëse i ri mirë, i ri ngushtë, i ri gjerë, ka ftohtë, ka vapë, i pëlqejnë kopsat, çfarë ngjyre i pëlqen kostumi. Nuk bëhet kështu një statut.
Comments
Blushi eshte jashte kohes dhe
Blushi eshte jashte kohes dhe hapsires.
Ky eshte jashtetokesor, eshte si UFO, qe kujtonte si Enver Hoxha, qe ishte qendra boterore e Maksizem Leninizmit.
Keshtu edhe ky kolopuc, kujton se puna e partise, behet duke ferkuar bythen dhe shalet me duar cdo dite.
Kjo pune, qe te behesh Kryetar Partie, kerkon qe te shkosh fshat me fshat, e qytet me qytet, te takosh me njerezit, e jo te rrishe bytha e jote ( e Ben Blushit) gjithe diten ne Tirane dhe e ndjek jeten nga interneti.
Me nje fjale, qe ne nisje, je ganim o Ben. Je teorik e filozofik. Me mire hap nje shkolle partie private, verja kesaje shkolle, emrin e gjyshit, Dhimo Shuteriqi (sllavo maqedonas, iq, vic, viq), dhe jep diploma duke shitur pordhe.
Mos u lodh kot.
Njerezit qe kane halle, nuk kane kohe e nerva te te degjojne ty.
Tung.
Add new comment