De Paoli, versioni italian i Ekrem Spahisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 19:01

Modeli Ekrem Spahia në Itali do të mund të quhej Giovani de Paoli, këshilltar rajonal i Lega Nord në Liguria. Duke folur para Shoqatës së Prindërve me Fëmijë Homoskeskualë, de Paoli ka deklaruar se “nëse do të kisha një djalë homoseksual do ta digjja në furrë”. Kaq ka mjaftuar dhe kjo u bë lajm kombëtar, referuar edhe nga gazetat kryesore në Itali(http://www.corriere.it/cronache/16_febbraio_10/figlio-gay-brucio-genova-...).
Lëvizje të majta, si ajo e Grillos, kanë kërkuar dorëheqjen e De Paolit që me siguri nuk e di se në Shqipëri ka një mik idesh që quhet Ekrem Spahia. Ky i fundit kur ishte zv.ministër i Mbrojtjes dhe mori vesh se në Tiranë do të mbahej protesta e homoseksualëve deklaroi se: “Do t’i zëmë në hu”. Ndryshimi mes të dyve është se De Paoli e ka ndryshuar deklaratën si pasojë e presionit të madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.