Një parti e re paneuropiane
“Ne duam të forcojmë demokracinë dhe të parandalojmë shpërbërjen e BE-së”. Me këtë mesazh ka dalë para elektoratit ish-ministri grek i Financave Yanis Varoufakis, pasi njoftoi krijimin e një partie të re politike pan-Europiane. Ai ka shpalosur qëllimet e partisë së quajtur Lëvizja e Demokracisë në Evropës 2025. “Një lëvizje politike që fillon kudo në Evropë në të njëjtën kohë, përtej kufijve, në mënyrë të pavarur nga përkatësitë e mëparshme të partive politike, që ka një objektiv të thjeshtë: për të mbledhur evropianët rreth një tavoline metaforike, tavolinë digjitale, në forume si kjo sonte, për të diskutuar si evropianët problemet e tyre të përbashkëta dhe ajo që ne duam është zgjidhje të përbashkëta për këto probleme të përbashkëta”,- tha Varoufakis. Kampioni kundër masave shtrënguese, të cilët luftuan me Gjermaninë mbi problemet e borxheve të Greqisë, thotë se Bashkimi Evropian është duke dështuar në politikat ekonomike dhe krizën e emigrantëve. Kjo, pasi shtetet anëtare tërhiqen në nacionalizëm sipas tij. Varoufakis theksoi se lëvizja është e hapur për të gjitha forcat politike.
Add new comment