Presidenti vihet në lëvizje kundër mazhorancës. Çon në Kushtetuese ligjin e pronave
Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të çojë në Gjyaktën Kushtetuese ligjin e ri të pronave. Kjo iniciativë e kreut të shtetit vjen dy ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për rishqyrtim të ligjit. Shumica nuk i ndryshoi asnjë nen ligjit në fjalë që është debatuar shumë që nga propozimi i tij. “Sipas Bujar Nishanit, ligji dënon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.Presidenti i shton këtyre argumenteve se ligji i pronave zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut”, thuhet në argumentimin e presidentit.
Pronat u cilësuan nga FMN një nga pikat kritike për stabilitetin financiar të Shqipërisë. Më tej akoma, dispozitat e parashikuara për kompensimin janë kritikuar si antikushtetuese dhe që nuk bëjnë drejtësi për këtë çështje madhore.
Add new comment