Keqkuptimi me "Vrimën" e Rita Petros. Rama e mori vesh në sallë fituesin

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 10:53

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila ka dhe përgjegjësinë për ndarjen e çmimeve të bibliofilisë thotë se polemikat mbi çmimin e dhënë librit poetik "Vrima" të Rita Petros janë ngritur mbi një keqkuptim të madh.
"Në thelb të kësaj stuhie në gotë qëndron një keqinterpretim i informacionit, nuk do të na vinte aspak keq nëse nga ky keqkuptim do të nxitej një debat sado konservativ me natyrë kulturore e qytetërimore. Por devijimi i debatit menjëherë, e vetëm e vetëm mbi përmasën politike, thellësisht të munguar te ky çmim dhe te ky institucion, është tregues i deformimit të vetë debatit politik e publik në Shqipëri dhe jo i deformimit të institucionit"-thotë Asllani. Pyetjes nëse ka patur prefenca politike në ndarjen e çmimeve Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare i përgjigjet shkurt. "Meqenëse pyetja juaj është specifike, po ju bëj me dije se si ministrja e Kulturës, ashtu edhe Kryeministri, që ishin të ftuar në ceremoni u njohën me të dy fituesit e çmimit në të njëjtën kohë, me të gjithë të ftuarit e tjerë në atë sallë". Sipas saj libri "Vrima" është një ligjërim të ri, por edhe femëror mbi erosin si një nga dy përmasat arketipale të njerëzores, strukturuar në boshtin e përjetshëm eros-thanatos (pra vdekje). "Në nivel të figuracionit, letërsia shqipe po e flak më në fund figuracionin dekorativ, thuajse tashmë klishe të ligjërimit mbi erosin dhe vdekjen, për t’iu afruar edhe me këtë libër një ligjërimi specifik të pranishëm në poetikat europiane, së paku qysh prej viteve 1960"-shprehet Asllani.

Comments

Submitted by avokati (not verified) on

Kjo ministrja e kultures do te mbahet mend vetem per pervesitetet e saj!

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Keto qe po degjojme jane perversitete.
Si nuk ju vjen turp moj zonja drejtoreshe e Bibliotekes ?
Kaq pa cipe e kaq e dritheruar pas VRIMES e PENISIT qenkeni ju ?
Te pakten, as artistikisht, nuk argumentohen.
Aty jan shkruajtur vetem pasthirmat e orgazmes.
Kaq histerike qenkeni ju zonja drejoreshe?
Turp per vndin e punes qe keni.
Te jem si kryeministri, ju shkarkoj nga puna.
Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.