Markimi bruto, 10 miliardë në vit kosto shtesë për qytetarët

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 15:59

Konçesioni i markimit të karburanteve mund t'u kushtojë qytetarëve edhe 10 milionë dollarë shtesë në vit më shumë nga ajo që paguhet aktualisht.

Pas konfliktit që kulmoi më ndërprerjen e shërbimit në doganë duke çuar në paralizimin e tregut të karburanteve, ministria e Financave dhe kompania koncesionare GFI janë në negociata për të gjetur një marrëveshje.

Në kontratën e koncesionit të nënshkruar nga qeveria e mëparshme parashikohet që veç karburantit të gatshëm, GFI të markojë edhe naftën bruto, edhe pse kjo pikë nuk është zbatuar deri më tani.

Por çfarë pasojash financiare do të sillte markimi i naftës bruto? Sipas një raporti të përbashkët nga ministria e Energjetikës dhe ajo e Financave rezulton se përfshirja e naftës bruto në markim do i shkaktonte kompanive konçesionare që prodhojnë naftë nga nëntoka shqiptare një kosto prej 1 miliardë lekësh në vit. Por këto kjo kosto nuk do të paguhet nga këto kompani, por do i shkarkohen qytetarëve.

Në të gjitha marrëveshjet e koncesionit është parashikuar që çdo rritje taksash mbi konçesionarët kompesohet plotësisht. Kjo do të thotë se nëse kompanitë e prodhimit të naftës do detyrohen të paguajnë 1 miliardë lekë tek koncesionari i markimit ato do të ulin pagesën e taksave në buxhet në të njëtën vlerë.

Ministria e Financave është në negociata me GFI, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Deri më tani nuk bëhet i ditur asnjë detaj mbi negociatat, por GFI kërkon të drejtën e markimit edhe për naftën bruto sipas kushteve të kontratës. Një kërkesë e cila ka shumë gjasa të realizohet.

A do të paguhet ky shërbim nga kompanitë e prodhimit, apo drejtëpërdrejtë nga buxheti kjo ka pak rëndësi. Nëse nafta bruto do të markohet, kostoja prej gati 10 milionë dollarësh në vit, do të bjerë direkt mbi qytetarët. 

 

"Top-Channel"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.