Putin: Problem i Turqisë nëse u lëpihet amerikanëve

Postuar në 17 Dhjetor, 2015 12:37

Rrëzimin e avionit rus nga Turqia presidenti Putin e sheh si një histori servilizmi mes Ankarasë dhe Uashingtonit. Në intervistën e fundvitit me gazetarët, Putin tha nëse turqit vendosën t’u lëpihen amerikanëve ky është problemi i tyre.

Presidenti rus tha se incidenti në kufirin turko-sirian ishte “një veprim armiqësor”, por “Rusia nuk është vend që ia mbath”. Ai shtoi se nuk shikon mundësi për rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe me Turqinë dhe me liderët aktualë.Putin kërëcënoi Ankaranë se do të reagojë ushtarakisht në rast të shkeljes së hapësirës ajrore siriane nga avionët turq. Vendosja e sistemeve S 400 sipas tij i shërben këtij qëllimi.

 Moska vendosi një sërë saksionesh për Ankaranë, duke rivendosur regjimin e vizave, ndalimin e shtetasve turq të punësohen në Rusi, apo detyrimin për agjencitë turistike të ulin ndjeshëm shitjen e paketave turistike me destinacion Turqinë.

Në shtator të këtij viti Rusia angazhoi forcat ajrore në sulme kundër Shtetit Islamik në Siri, por kjo ndërhyrje është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara me pretendimin se po goditen rebelët opozitarë të presidentit sirian Bashar al-Assad.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.