Renzi: Shqipëria e Serbia sa më shpejt në BE
Italia kërkon anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Europian. Kryeministri italian, Mateo Renzi foli në Forumin për Mesdheun “Med 2015” që u zhvillua në Romë. Sipas tij, Europa gjatë këtyre viteve me qëllimin për tu zgjeruar në Lindje, humbi vemendjen ndaj Mesdheut. “Ekziston një temë e madhe që nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë, por që arrin në Kosovë dhe Bosnjë dhe shumë shpesh është nënvlerësuar në debatin politik europian.
Dua të tingëllojë i fortë dhe i qartë zëri i Italisë, që Shqipëria dhe Serbia të jenë sa më shpejt, pjesë e Bashkimit Europian dhe që të gjithë së bashku, të mund të konsiderojmë përparësi, përpjekjet në këtë pjesë të botës. Sepse historia e shekullit XX-të në mëson se prej andej kanë nisur konflikte, të vështira për t’u bllokuar”-deklaroi Renzi.
Sa i takon Shtetit Islamik, kryeministri italian foli për një zgjidhje strategjike dhe jo të minutës së fundit. Për Sirinë, ai sugjeroi ndryshimin e klasës politike përmes një procesi tranzicioni të rregullt, për të mos i lënë hapsira terrorizmit, ndërsa për krizën e emigrantëve, Mateo Renzi përsëriti se “edhe sikur të humbim vota nuk do të rreshtim duke shpëtuar jetë në Mesdhe”
Add new comment