Punët nuk janë mirë as me qeverinë dhe as në PS

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 23:28

Partia Socialiste është larg të qenit partia e dikurshme e strukturave funksionale, ku jepej llogari dhe shtroheshin çështjet për zgjiedhje me vendimmarrje kolegjiale. Deputetja e kësaj partie, Arta Dade, njëkohësisht kryetare e Komisionit Parlamentar me Jashtë, thotë në një intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, se kjo analizë dhe kjo kërkesë llogarie nuk po ndodh edhe kur vjen rasti për akuza të shumta nga opozita. “Është gjëja më normale që kur ka sensibilizim të opinionit publik nuk ka përse të mos ndërhyhet. Kujtoj qeverisjen tonë 8-vjeçare, por ne si ministra të asaj kishim një ndroje dhe përgatitje kolosale kur dilnim para grupit tonë parlamentar, sepse ishim të detyruar të shpjegonim zbatimin e politikave në secilën ministri që drejtonim, dhe kjo nuk bëhet. Duhet kërkuar analizë nga të gjithë ministrat, grupi parlamentar duhet të ngrihet në nivelin e kryerjes së detyrës sonë si parlamentarë. Unë besoj se kryeministri edhe kur është një moment që ministrat duhet të japin shpjegime, ai del dhe jep shpjegime vetë dhe ka një përpjekje për t’u paraprirë sulmeve të opozitës, por le të themi gjerat që nuk shkojnë. Me gjithë përpjekjet që janë bërë dhe vështirësitë, dëshiroj që ministri i Shëndetësisë, i cili në debatin në Kuvend i tha zonjës Vokshi që do të kishin një proces gjyqësor se ishin të pavërteta ato që tha Vokshi… Unë e di që është një ministri me probleme, ka qenë gjithmonë, por edhe sikur kryeministri të mos ketë në mendje të bëj ndryshime përkatëse…Ministrat që janë atakuar më shumë kanë detyrim të vijnë të sqarojnë në grupin parlamentar se si qëndrojnë çështjet. Unë besoj se sesionin tjetër parlamentar duhet ta nisim me këtë. Minimalja duhet të sqarohemi me grupin parlamentar që edhe kur mbrojmë qeverinë tonë, të jemi të bindur”, tha Dade.

Ajo ka folur edhe për përfshirjen në lista të personave të inkriminuar e që po i krijojnë kosto PS-së si dhe për keqfunksionimin e partisë në aspektin institucional. “Sistemi i ri zgjedhor na krijonte mundësi të kishim një grup me një numër më të lartë të grave në politikë, për të vendosur balancim edhe në nivel të profesionistëve. Kur vjen momenti për t’u hartuar listat, kjo i lihet arbitraritetit dhe vendimi që mori Kryeministri për të kërkuar dorëzimin e mandatit ministrave…nuk ka qenë në të njëjtën kohë dorëzimi i mandateve se ka pasur lidhje me preferencat në listë të personave që do të vijnë. Di që i është kërkuar grave të japin dorëheqjen që të vijnë ata që erdhën në fund dhe që ikën me problematikat që kanë... Jeta politike fillon që në rini. Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur këto vite në PS. Të shpresojmë që ky kongres do të vendosë themelin e partisë në shinat ligjore se statuti është si Kushtetuta dhe duhet zbatuar. Ne në gjithë jetëgjatësinë e PS kemi mbështetur të rinjtë. Për fat të keq nuk e ndjej këtë gjë dhe unë nuk jam njeri indiferent ndaj punëve të partisë. Strukturat e PS-së nuk funksionojnë në çdo rreth“, u shpreh Dade.

Comments

Submitted by Edi do iki, por... (not verified) on

Arta,
ka ikur kohe e komisareve te clirimtares, oj moter!
Ti e ndonje tjeter qe ende ka mbetur ne Klubin e Rilindioteve, do fluturoni nga Lista sa me shpejt te jete e mundur: Edi ndjehet keq me ju, po po, edhe me Majkon, jo me me ty!

Edhe Edi do ike, se te gjithe Ikin nje dite,
por pasi percolli Berjoshen, ai do lamtumiroj Garden e Vjeter te ish PS-s ( PS nuk ka me, apo jo. Ka Klub te Edit & Clients!)

Beni e ndjeu kete qe po sulmon.

E vetmja shenje prej Gardes se Vjeter qe s'po ka Dosje ta Nxjerre e Ligj Lustracioni ta largoj, eshte GramMozi i Tropolenes: me cilin do behet ai ne Kongres?!

Po e dite kete, zonje Arte, bravo te qofte...Nese nnuk e di, c'te te them une ty?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.