Plasari: Rama me prirje vetëm në pikturë, fundi i tij me pasoja për Shqipërinë

Postuar në 27 Nëntor, 2015 10:38

Historiani Aurel Plasari parashikon se qeverisja aktuale do të jetë më pasoja për të ardhmen e vendit. Duke folur në emisionin “Debati” në Channel One ai është shprehur se Edi Rama po qeveris keq dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duan të largohen.
"Ç’ të mirë ka bërë Rama, me gjithë këta njerëz që ikin? Ikin ata që janë të pakënaqur, që janë kritikë, ata që janë pa punë, pra ata që nuk japin votën. A është teknikë kjo për të larguar të gjithë ata që nuk i japin votën? Ka bërë vetëm disa piktura të bukura dhe fundi i Ramës do të jetë me pasoja të rënda për Shqipërinë"- ka theksuar Plasari.
Sipas tij qeverisjen e keqe të Ramës duhet ta ndalë potenciali i brendshëm i PS-së.
“Në kohën kur ka qenë në opozitë, kanë qenë disa shkrime të miat që kanë paralajmëruar si nuk bëhet opozitë dhe nëse bën ato sjellje, do të jetë nëjsoj edhe në ardhtë në pushtet. Ky zotëri nuk e do parlamentarizimin dhe sot po e shohim që do të bëhet dekriminalizim i parlamentit.Qeveria duhet të bëjë ndryshimin e madh, të qeverisë ndryshe, teknikat i di vetë qeveria, sepse ajo ka marrë votat. Opozita kryesore për të rregulluar qeverisjen, duhet të vijë nga ajo vetë-shton ai.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Aurel, ia ke bere qejfin kot se ai derdimeni as piktor nuk eshte, e shumta mesues vizatimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.