TCh: Becchetti ekstradohet në Shqipëri brenda 15 dhjetorit

Postuar në 03 Nëntor, 2015 19:40

“Top-Channel” raporton se sipërmarrësi italian, Francesco Becchetti, pronar i “Agon Channel”, është  ndaluar nga policia angleze pak ditë më parë dhe se brenda 15 dhjetorit do të kryhet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. “Në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Becchetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike. Shkresa zyrtare për ndalimin dhe vendimin për ekstradim në ngarkim të Francesco Becchettit ka mbërritur vetëm pak ditë më parë në Prokurorinë e Tiranës, e cila e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë të fundit që në qershor të këtij viti, për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”. Ndërkaq, më 27 korrik, organi i akuzës mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit”, vijon TCH. Akuza për evazion pretendon për 770 milionë lekë dëme që burojnë nga dy vepra: koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=312252#k1

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lajm i nxjere nga Endri Fuga nepermjet top channelit disa min para se Berisha te dale ne interviste. Lajmi nuk eshte i vertete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.