"Gabuam në luftën e Irakut. ISIS, deri diku pasojë e saj”
Ajo që mediat perëndimore e kanë thënë prej kohësh u pranu më në fund puboikisht nga një prej protagonistëve të luftës në Irak. Ish-kryeministri britanik, Tony BlAir, ka kërkuar falje gjatë një interviste për CNN, duke pranuar se angazhimit ushtarak në Irak në vitin 2003 i ka munguar tërësisht vlerësimi strategjik. “Unë kërkoj falje për faktin se të dhënat e shërbimeve sekrete që morëm ishin të gabuara. Unë gjithashtu kërkoj falje për disa nga gabimet në planifikim dhe sigurisht, gabimi ynë në të kuptuarit e asaj që do të pasonte nëse ne rrëzonim regjimin e Sadam Huseinit”, tha Blair. Ish-kryeministri britanik ka pranuar gjithashtu se lufta e Irakut ka provokuar krijimin e ISIS, se në këtë pohim “ka elementë të së vërtetës”, çka e bën thelbin e politikës së jashtme të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe në këto 12 vitet e fundit, një reagim post traumatik të plagëve që ka krijuar vetë. Pa folur për përgjegjësinë historike të kaosit që po vret me qindra mijëra në Lindjen e Mesme.
Add new comment