Transparenca e vërtetë e kësaj qeverie është bërë që para 2013-ës(video)

Postuar në 21 Tetor, 2015 20:36

Opozita akuzoi së fundmi se disa firma që i përkasin deputetëve socialistë kanë fituar para publike përmes tenderave, apo edhe pa tendera. Kreu i opozitës dhe edhe shifra. Qeveria, që ka përditësuar grafikisht faqen “transparenca.al” duke bërë me të zezë krahun e opozitës, jep versionin e vet që është në thelb si më poshtë: “Përgjigje për akuzat e opozitës: a) Prej vitit 2009, kompania “Eurogjici” ka një kontratë shërbimi me OSHEE-në, për ruajtjen dhe shoqërimin e vlerave monetare. Ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi është përftuar pa tender, kontrata e këtij viti me kompaninë “Eurogjici” është vetëm shtesë ligjore e kontratës ekzistuese ne pritje te përfundimit te procesit të prokurimit, pasi shpallja e fituesit është shtyrë për të shqyrtuar ankimimet e bëra sipas ligjit nga ofertuesit. b) Gjithashtu dhe kompania “Ndreu Security Service”, ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike për OSHEE që nga viti 2009. As kjo kompani nuk rezulton të ketë përfituar ndonjë fond pa tender. Njësoj si me rastin e kompanisë tjetër, edhe kësaj kompanie i është dhënë një fond për shtesën ligjore të kontratës ekzistuese deri në përfundimin e procesit të prokurimit, i cili është shtyrë po ashtu për shqyrtimin sipas afateve ligjore te ankimimeve përkatëse. c) Për sa i përket kompanisë “Intech+”, në datën 24.04.2015 është lidhur një kontratë, jo me kompaninë Intech po me konsorciumin e përbërë nga kompanitë “Fastech” (51%) dhe “Intech+” (49%), për ngritjen e sistemit protokoll arkivë dixhitale. Në të kundërt të asaj çfarë akuzon pa asnjë bazë Partia Demokratike, për këtë proces janë ndjekur te gjitha procedurat e nevojshme sipas rregullave të prokurimit publik. Ky konsorcium ka fituar si i vetmi operator pjesëmarrës në garë. Gjithashtu, rinënvizojmë, asnjë anëtar i shumicës qeverisëse nuk figuron aksioner në kompaninë “Intech+”. d) Së fundi, kompania “ALKO-IMPEX”, të cilën akuza e PD e lidh me deputetin Abazi, është kompani e krijuar në Kosovë, me pronarë Valon dhe Imer Ademin. Kjo kompani ka fituar dy kontrata punimesh për llogari të OSSHE, nëpërmjet proceseve të rregullta të prokurimit publik”. Pra PD-ja nuk po gënjen që deputetët në fjalë, apo kompanitë e tyre kanë përfituar para publike. Por se këto kompani (formalisht mund të mos jenë të lidhura me deputetët) kanë përfituar sipas ligjit. Se cili është kuptimi i ligjit në Shqipëri, këtë e dinë të gjithë, por për të mbetur te transparenca dhe “argumentet” që jepen nga qeveria tek rubrika “E vërteta”, po sjellim në kujtesë aktin e fundit dhe të Vërtetën e transparencës së PS-së thënë me gojën e njërit prej përfaqësuesve të saj.

Në dritën e pretendimeve të faqes së sipërcituar duhet thënë se ky është premtim mëse i mbajtur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.