Fillon teatri: “Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”
Pasndeshja me Serbinë është rimarrë si argument për të theksuar sjelljen qytetare të tofozëve. “Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb. Përulem me mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre sportdashësve që mundësuan kalimin me kaq sukses të këtij testi kaq të vështirë. Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”, vijoi kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp sot. Në fakt, nga të dhënat rezulton se tifozët kanë hyrë me bileta nominale, burime thonë madje se janë shmangur ultras, kontrollet në Tiranë dhe Elbasan kamë qenë absurde. Një gjendje pra lufte, që patjetër që do sillte qetësinë e domosdoshme, por që nuk ka pse ta shesim si sjellje spontane tifozësh.
Add new comment