Vuçiç letër serbëve: Edi Rama e politizoi ndeshjen, nuk kam pse shkoj në Elbasan
Kryeministri serb Vuçiç i është drejtuar me një letër publikut ku ka shpjeguar dhe arsyet pse vendosi të mos jetë në Elbasan Arena pavarësisht ftesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Vuçiç zbuloi se ka patur një bisede të gjatë telefonike me homologun e tij por kjo nuk e ka bindur që ai të vijë për të parë ndeshjen në Shqipëri. Vuçiç thotë se takimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është politizuar, ndaj dhe vendosi të rrijë në shtëpi dhe ta ndjekë nga televizori.
Thembra e Akilit duket se është prania në stadium e politikanëve të Kosovës. "Për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama kam vendosur të mos udhëtojë në Elbasan, pasi aktorët kryesore të ndeshjeve futbollit janë vetë lojtarët”-shprehet Vuçiç. Kryeministri serb nuk e humbi rastin ta quajë sulm të huliganëve shqiptarë incidentin me autobusin e ekipit serb që sipas policisë u gjuajt nga një adoleshent 15 vjeçar që është shpallur në kërkim.
Vuçiç e njofton publikun se ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të garantojë sigurinë fizimk të të gjithë qytetarëve serbë qën do të shohin këtë takim.
Add new comment