Ngec Rruga e Arbrit. A janë tërhequr kinezët?

Postuar në 06 Tetor, 2015 09:48

Kompania kineze “China State Construction” që do të ndërtonte rrugën e Arbrit duhet ta kishte paraqitur brenda shtatorit oferën e saj përfundimtare për projektin e rrugës prej 26.9 kilometrash. Por siç njofton Lapsi.al, oferta nuk dorëzuar dhe firma kineze ka dërguar në Ministrinë e Transporteve vetëm një gjurmë të rrugës, e cila është miratuar.

Ndërkaq “Exim Bank”, banka që ishte ofruar për të financuar rrugën, besohet se është tërhequr nga projekti. Qeveria shqiptare është vënë në dijeni të refuzimit të “Exim Bank”, por nuk ka bërë komente.

Arsyet e shkeljes së afatit të dorëzimit të ofertës nuk bëhen të ditura. Por tërheqja e bankës kineze “Exim Bank” duket se e ka vënë në vështirësi edhe kompaninë “China State Construction”. Asaj tashmë i duhet të gjejë financues të tjerë.

Geri Selenica, përfaqësues i disa firmave të mëdha kineze, i pyetur nga gazeta “Rruga e Arbërit” sqaroi se “IRR – Koeficenti i Rikthimit të Investimit- u është ndaluar me ligj bankave kineze që të jetë më pak se 13.5 % për një periudhë 8 –vjeçare. Për rastin e rrugës së Arbërit është folur që IRR të jetë 5 %, por ndërkohë janë rritur vitet nga 8 në 12 vjet.

Por “Exim Bank” duket se është tërhequr nga fakti se nga përllogaritjet e saj, investimi duket i rrezikuar. “Që kjo rrugë të jetë e justifikueshme për investimin duhet që aty të kalojnë mbi 15 mijë makina në ditë me një pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë për 12 vite me radhë, kështu që ky investim nuk është i pranueshëm për palën kineze”, shpjegon Geri Selenica.

Deputetë të qarkut të Dibrës, të interesuar direkt mbi projektin nga i cili përfiton zona e tyre, thonë se nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh me projektin. Sherefedin Shehu hedh dyshime se pas tërheqjes së “Exim Bank” qëndrojnë edhe arsye të tjera. Ai shrpehet se përfshirja e “Exim Bank”  në ndërtimin e rrugës së Arbrit është e kushtëzuar me koncesione të tjera, si hidrocentrali i Skavicës apo Porti i Shëngjinit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.