Printeri më i “madh botëror” 3D do të ndërtojë shtëpitë emergjente (video)
Ekipi i arktitektëve në WASP (Projekti i Avancuar Botëror i Shpëtimit) do të zbulojë atë që është cilësuar si printeri më i madh në botë 3D këtë të premte në Rieti të Italisë. E quajtur “Big Delta”, kjo pajisje e madhe është afërsisht 40 këmbë e gjatë me një diametër 20 këmbë. Por, pavarësisht madhësisë, “Big Delta” është jashtëzakonisht efikase dhe përdoret vetëm me 100 vat fuqi. Jo vetëm, kaq por ka edhe kosto të ulët për strehimin. Për më tepër mund të përdoren dhe materiale nga burimi i ngritjes së shtëpisë. Ekipi i arkitektëve e shikon punën e këtij printi të lidhur me mosshkatërrimin, që lidhet me ndërtimin e shtëpive. Sipas njoftimit të kompanisë, “Big Delta” ndihmon për të akomoduar vlerën prej rreth 4 bilion njerëz në mbarë botën të cilëve u mungon një strehë e përshtatshme deri në vitin 2030.
Add new comment