Video/Denoncimi: Policia më grabiti 400 litra raki, turshi, reçel dhe speca djegës

Postuar në 18 Shtator, 2015 17:33

Që sjellja e policisë shqiptare në shumë raste lë për të dëshiruar kjo nuk përbën ndonjë risi, por rasti më i fundit I një qytetari nga Elbasani do futet ndoshta në rekordet më të veçanta të policisë shqiptare. Ai ka denoncuar  policinë se i ka grabitur 400 litra raki, bidona me turshi, spec djegës dhe reçel. Ngjarja e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar më fshatin Kusarth. Ramazan Rreshka thotë se në orën 12 pas mesnate pa paralajmërim, efektiva të policisë së Tiranës kanë hyrë me dhunë pa paralajmërim dhe pa autorizim në banesën e tij. Sipas tij, pasi nuk kanë gjetur gjë ata kanë sekuestruar 400 litra raki, bidonë me turshi, spec djegës, reçel të cilat familja i kishte për lokalin. Mëngjesin e sotëm 70 vjecari Rreshka ka shkuar të kërkojë shpjegim në polici por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ai thotë se edhe diten e sotme efektivet kanë hyrë pa autorizim në familjen Rreshka duke e justifikuar këtë me rrethanat e kontrollit në flagrancë. Ngjarja duket se ka lidhje me një plagosje të ndodhur mesnatën e kaluar në qytetin e Elbasanit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.