Reagimi i disa deputetëve biznesmenë për raportin e OSBE. Më “origjinali”, S.Abazi
Të përmendur në materialin që OSBE deklaroi se e kishte për përdorim të brendshëm, disa deputetë të majtë me sfond biznesi, janë pyetur nga gazeta Shqip. Deputeti i LSI Agron Çela, i përmendur si biznesmen tha se nuk ishte vënë në dijeni për asnjë informacion zyrtar për përfshirjen e emrit të tij në raportin e OSBE-së, që e cilësonte një biznesmen i kontrabandës së naftës me Jugosllavinë. “Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar”, tha Çela.
Paulin Sterkaj deklaroi se “Nuk më shqetëson aspak raporti, pasi kam arritur me meritë deri në gradën e nënkolonelit. Për bizneset, çdo gjë është konform ligjeve”. Parid Cara i Kavajës: “Kam disa kompani të themeluara shumë kohë më parë, 2001-2010. Unë kam një të shkuar pune, theksoj “vetëm pune” dhe jam krenar për këtë”. Por përgjigjen më të painformuar e ka dhënë deputeti Sadri Abazi: “S’e besoj të jetë e vërtetë. Të shkruash diçka të vërtetë duhet të ketë prova, nëse është për t’ia futur kot, këtu ia fut vetëm Berisha”. Në fakt, vetë Berisha ka qenë gjithashtu i përmendur në raport, si kryeministri që ka mundësua pasurimin e fëmijëve të tij përmes bizneseve të dyshimta me boshnjakun Fazlliç.
Add new comment