Afera “CEZ-DIA”, avokati i palës shqiptare hedh poshtë akuzat e bëra për Ilir Metën
Duket se çështja “Meta”, e referuar në media si aferë korruptive në lidhje me CEZ, po shkon drejt mbylljes. Së fundmi janë zbardhur e-mailiet zyrtare mes avokatit të palës shqiptare, Tim Schreiber, i kompanisë Clifford Chance, drejtuar Avokaturës së Shtetit, ku sqarohet pozicioni i Ilir Metës. “Referuar emailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit). Në kundërshtim me çka disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik) nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA” shkruan Tim Schreiber. Ajo çfarë mbetet edhe njëherë është se lojëra të tilla të opozitës, bazuar në artikuj, apo interpretime, e kanë rrezen të shkurtër.
Add new comment