Vuçiç konfirmon ardhjen në Shqipëri për ndeshjen me Serbinë. Tirana zyrtare kërkon shitjen e biletave me karta identiteti

Postuar në 29 Korrik, 2015 00:57

Kryeministri Rama kërkoi dje nga drejtuesit e lartë të shtetit që merren me sigurinë në vend që të marrin masat për sigurinë gjatë ndeshjes, Shqipëri­Serbi. Ndeshja e kthimit Shqipëri­Serbi pritet të zhvillohet më 8 tetor, por Rama mblodhi në zyrën e tij, kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika, ministren e mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Në takim, është diskutuar pikërisht për masat e sigurisë që do të ndërmerren gjatë ndeshjes Shqipëri­Serbi që luhet më 8 tetor. “Një nga temat e takimit është dhe shitja e biletave të shoqëruara me karta identiteti”, shkruan “Panorama”.

Ndërkohë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në një intervistë për të përditshmen gjermane, “Süddeutsche Zeitung” se do të vijë në Shqipëri për takimin e kthimit të kualifikueseve të Euro 2016. Vuçiç, ka deklaruar në këtë intervistë se pavarësisht se shteti i tij nuk e njeh Kosovën, kjo gjë nuk e ka penguar rajonin të ruajë stabilitetin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.