Shqipëri-Serbi do të zhvillohet në “Elbasan Arena”

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e vlefshme në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Europian të Futbollit, do të luhet në “Elbasan Arena”. Lajmi përcillet nga “News24” që citon Federatën Shqiptare të Futbollit. Nuk jepen arsyet e ndryshimit të stadiumit, por më herët ishte bërë e ditur se pala shqiptare ka menduar të aplikojë disa kritere sigurie për shitjen e viletave, siç është kërkesa për kartë identiteti. Po kështu stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës, ku ishte parashikuar zhvillimi i ndeshjes, ka qenë në proces rehabilitimi gjatë këtyre kohëve. Ndeshja do të zhvillohet në fillim të muajit tetor.
Add new comment