Çështja e Maqedonisë, ish-kryeministri Berisha mendon se Federalizimi jep një zgjidhje

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, publikoi dje në profilin e vet në “Facebook”, një shkrim të gjatë lidhur me situatën në Maqedoni. Berisha bën një paraqitje të shkurtër historike, ku sjell edhe disa kujtime të vetat nga takime me zyrtarë amerikanë, si ish-sekretari i Shtetit, Igëllberger, apo me ish-presidentin francez Miteran. Po kështu Berisha vlerëson lart rolin e ish-presidentit maqedonas, Gligorov, për të shtuar se armiqësia e madhe që ushqen te fqinjët brishtësia e këtij shteti në rajon, cenon paqen. Ish-kreu shqiptar përsërit një qëndrim të njohur të presidentit të dikurshëm bullgar, Zhelev, i cili refuzoi aleancën greko-serbe, në funksion të çështjes së Maqedonisë. Për më tepër, Berisha duket se i jep kredite edhe vetes, apo Tiranës zyrtarë kur shkruan se në bisedën me Igëllberger, ky i fundit foli hapur për dilemat e Uashingtonit për çështjen maqedone, duke mirëpirtur sugjerime nga faktorët politikë në rajon. “Maqedonia duhet njohur si shtet qoftë edhe si hipotezë pune”, thotë të jetë shprehur Berisha, si një gjetje krahasuese me kërkimin shkencor, ku përherë vlejnë hipotezat.
Në fund, ish-kryeministri vjen te situata aktuale për të propozuar kantonizimin ose federalizimin e Mqedonisë, si një instrument ndër të tjera, neutralizimi i albanofobisë në këtë shtet, mishëruar edhe në unitarizmin kushtetues të tij. “Per paqen e qëndrueshme të këtij vendi, është e domosdoshme dhe jetike një autonomi rajonale e garantuar e shkallës së lartë e tipit te shteteve multietnike federative apo konfederative perendimore... Unë e di se, udheheqja maqedonase jeton me frikën e dizintegrimit të vendit, dhe unitarizmin kushtetues të shtetit e konsiderojnë garancine e tyre. Por kjo është plotësisht e pa justifikueshme. Në Maqedoni e verteta është tjetër. Jeta paralele e etnive kryesore është realiteti më i spikatur i këtij vendi. Nuk është unitarizmi kushtetues, aq më pak frika nga dizintegrimi, por liria dhe bashkimi reth vlerave të saj, ajo që do sigurojë bashkëjetesën paqësore të etnive të saj në këto vleradhe mbrojnë vendin nga dizintegrimi. Pretendimi se, federalizimi nuk funksionon mbasi në komunat, me popullatë kryesisht shqiptare apo maqedonase, ka edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera, është absurd. Në vendet e lira ky parim nuk synon të sigurojë pastërinë etnike. Përkundrazi, prania e komuniteteve të tjera në një zonë të caktuar, vetëm se e bënë më funksionale federatën. Si përfundim mendoj se është jetik të përpunohen mekanizmat ligjorë që garantojnë autonominë më të lartë të rajoneve të banuara nga shqiptarët. Modelet e shoqërive dhe shteteve multietnike pra, federatave apo konfederatave, në Europë dhe Perëndim, nuk mungojnë. Vetëm aplikimi me guxim i këtyre standarteve europiane, pa frikë dhe komplekse në kuadrin e një shteti funksional do të mund të garantonte stabilitetin e qëndrueshem të Maqedonisë fqinje dhe shndërrimin e saj në një shembull për rajonin tonë, shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë”, shkruan Berisha që shton se “zbatimi nen për nen i Marrëveshjes së Ohrit, nuk i qetëson më tensionet etnike”. Nuk dihet nëse kjo ofertë është në axhendën e qeverisë shqiptare, por federalizimi është një hap për ndaljen eventuale të ndarjes. Paranteza historike e çështjes maqedone, vështruar përherë si minë me sahat për paqen në Ballkan, shkon ndoshta në këtë drejtim. Mirëpo sikurse Kosova shërben si model për Krimenë sot, edhe Maqedonia Federale mund të prodhojë të njëjtin referim për Ukrainën, për të cilën Rusia ka kërkuar prej kohësh federalizim. Në çdo rast, propozimi i një politikani që ka patur funksione të larta shtetërore dhe që ka ndikim në botën shqiptare, është gjithsesi i referueshëm dhe me gjasë në tavolinën e opsioneve për Maqedoninë.
s.z
Comments
U ba Berisha me iu dhane mend
<p>U ba Berisha me iu dhane mend te tjerve dhe e ka lane vendin e vet per hibret. Nuk i kuptoj se ç'fare lloj njerzish jane keto.</p>
o plak i rrjedhu, a thua se
<p>o plak i rrjedhu, a thua se ti rregullove vendin tend dhe don tu japesh mend te tjereve,</p><p> Eksperienca ka treguar se ty nuk te beson njerim jellumi i kombit, genjeshtar, vrases, hajdut, zhduku te mos shofim ne</p>
Add new comment