Delegati i UEFA-s: Kukësi rrezikon përjashtimin nga Kupat Europiane
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/08/02/6846_neshja.jpg?itok=fZKj-IbL)
Dhuna midis skuadrës së Kukësit dhe Legia Warszawas në stadiumin ‘’Qemal Stafa’’ mund t’i kushtojë rëndë të dyja skuadrave. Delegati polak i UEFA-s, Kazimierz Oleszek tha për mediat vendase se masat disiplinore do të jenë të rrepta nga ana e EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa League. Siç raporton ‘’SkySport’’ Oleszek tha se: “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime. Tifozët e kësaj skuadre mund të mos udhëtojnë në transfertat e radhës, por mund të përjashtohet edhe nga Kupat Europiane. Gjithsesi, opsioni i fundit më duket më pak i mundshmi”, u shpreh ai. Sipas Oleszek edhe Legia rrezikon të dënohet pasi ishin tifozët e skuadrës polake ata që nxitën dhunën në pushimin mes dy pjesëve. Oleszek qartësoi se vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e ka marrë delegati i UEFA-s pas konsultimit me gjyqtarin kryesor. “Në këtë situatë merren në konsideratë edhe opinionet e trajnerëve e kapitenëve të të dyja skuadrave. Në rast se ka dyshime që mbarëvajtja e ndeshjes nuk mund të garantohet, atëherë delegati vendos ndërprerjen”, pohoi zyrtari polak i UEFAs. Sipas Oleszek, numri i forcave të sigurisë në stadium nuk ishte i mjaftueshëm dhe në këtë aspekt, gjithë përgjegjësia bie mbi skuadrën pritëse’’.
Add new comment