Nga Italia mbeturina apo florinj?

Postuar në 02 Tetor, 2011 04:30
Bilbil Beqiri

Kohët e fundit madje edhe kohë më parë është folur për tregtinë  e keqe të mbeturinave , ose më saktë për importim të një mase të madhe mbeturinash nga vendi fqinj Italia.Kur bëhet fjalë për importim nuk çuditemi aspak se në këto 20 vite ç’nuk kemi importuar, por kur bëhet fjalë për importim mbeturinash këtu ngec puna. Thuhet se do sillen si lënde e parë për fabrikat e letrës dhe të plastikës, ndërkohë që këtu nuk është lënda e parë ajo që mungon, por e dyta, fabrika për përpunimin e tyre. Mos vallë është një përfaqësi e këtyre fabrikave që njëzëri ka ngritur shqetësimin e mungesës së lëndës së pare, dhe ja, qeveria që nxiton për t’u realizuar kërkesën ?

Megjithatë duhet parë ana pozitive e gjërave; tekefundit  ne kemi besim te drejtuesit tanë dhe kemi bindjen se ata na duan të mirën. Logjikën e këtij këndvështrimi do e sqaroj me një histori .

Vite më parë kur shqipëtarët nga jugu në veri vërshonin drejt vendeve fqinje si Greqia e  Italia ndodhi që jo të g jithë arritën të punësoheshin në vende të mira pune, por ama të gjithë kundërshtonin faktin se në vendet ku punonin nuk ishin të lumtur dhe të kënaqur me të ardhurat dhe jetën që bënin. Njëri prej tyre ishte larguar drejt Italise për punë, ishte hera e parë që ky person shkelte në nje vend të huaj , me ndrojtjen që të jep vendi i huaj sidomos  kur je rritur në një vend të vogël afër prindërve,  shkathtësia për të gjetur një gjë të kënaqshme mbetet një cilësi e largët. Kështu që personazhi ynë vendosi të mbijetojë duke kërkuar në kazanet e plehrave mbetje metalike, shishe,veshmbathje të përdorura dhe  gjëra te kësaj natyre që i siguronin të ardhura  të larta në krahasim me ato të vendit  nga ku ishte larguar. Një ditë u kthye  për tu çmallur, po ç ’të shihte? Të gjithë ishin  mbledhur për ta pritur. Në këto momente ai filloi të ndihej pak hero, ishte ndër të parët që kishte guxuar të largohej për një kohë të gjatë, madje jashtë shtetit. Një i moshuar pak më tutje e pyeti se ç’punë bënte atje në ‘gurbet’ . Djaloshi u zu ligsht, por guxoi të thoshte të vërtetën . Të gjithë qeshën por djaloshi reagoi shpejt për të legjitimuar moralisht punën që bënte.

-“Qeshni ju  qeshni , po sa herë kam gjetur florinj dhe gurë të çmuar në mbeturina, aq herë sa nuk do kem më nevojë të punoj më për tërë jetën “, u mbrojt ai. Papritur çehret zgërdhalaqe u bënë serioze , njerëzit vështruan njëri tjetrin sy më sy të habitur.

Kushedi, në mbeturinat që do vijnë, italianët bashkë me pantallonat e vjetruara që kanë hedhur mos vallë kanë hedhur pa dashje edhe ndonjë gur të çmuar?

Comments

Submitted by Besmir (not verified) on

Pershendetje Z. Beqiri

I ndjeke me vemendja shkrimet tuaja dhe do doja tju pergezoja. Keni perdorur nje ironi thumbuese por pa na treguar rrugzegjelljen.

Nuk do ishte me mire qe ne si SHQIPETARE te protestojme dhe te tregojme qe e duam kete vend, duke e ruajtur ate nga plehrat e botos.

Kam nje pytje per qeverine dhe ata qe e mbeshtesin kete projekt:

Thoni qe meturinat do i riciklojme dhe do jene fitimrurse OK dakort. Po smokun dhe tymin cfare do e e bejme?

BR,

Besmiri

Submitted by raimondi (not verified) on

Fatkeqisa jone nuk eshte Sala , por Opozita e mbushur me spiune te grekut --Te cilet as qe duan tja dijne fare pse vijne plehrat ne Shqiperi

--------Po te kishte nje opozite patriotike , ajo do i kishte bere thirje gjithe shqiptareve te mblidheshin dhe te protestonin para zyres se kryeminsitrit pa pushim  deri  ne  anullimin e ketij ligji kriminal

-------duke e akuzuar kryeminstirn Berisha si njeriun qe kerkon t e helmoje jeten e nje kombi te tere vetem e vetem per interesat e tij te ngushta ....

Submitted by E.SHEHU (not verified) on

Preokupimi i autorve te rinj si Z.Beqiri  per tu marre me problemet qe ndeshet shteti shqiptar ,dhe shoqeria shqiptare te jep shprese per te cilen keto kohe kemi nevoje me shume se kurre qe Shqiperia do te kete te ardhme,e pergezoj autorin dhe i uroj suksese te metejshme ne kontributin e tij modest por shume te rendesishem per nje Shqiperi me te mire ,dhe per nje shoqeri me te pergjegjshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.