Censusi, kush po tallet me shqiptarët siç u tallën me mua?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9103_1_366.jpg?itok=Iwllqote)
Sapo u ktheva nga një kafe me miqtë dhe mësova që formulari im i Censusit ishte plotësuar. Dhe e bukura në këtë pikë është që as më pyeti kush dhe as nuk e di çfarë ka shkruajtur ajo goca e re dhe e raskapitur nga lodhja, që kish trokitur në derën e shtëpisë sime.
Ndihem i fyer dhe i zhgënjyer nga shteti im. Jam i indinjuar me mënyrën si tallen me këtë popull. Jam i trishtuar për fatin e këtij kombi, që nga dora e maskarenjve po humbet identitetin. Ndoshta këto fjalë janë dhe nga mllefi i kësaj historie:
“Sapo hyra në shtëpi, më priti bashkëshortja duke më thënë, se sapo na regjistruan, dhe si pa e kuptuar kishin bërë dhe regjistrimin tim.
Tek dera ish paraqitur një gocë e re dhe e lodhur. I kish thënë sime shoqeje, që “jam nga INSTAT-i”, por nuk i kish thënë as emër e as dokument. “Jemi për regjistrimin”, ish mjaftuar të thosh. “Ok”, i ish përgjigjur bashkëshortja ime. Zonjusha në fjalë filloi të bënte pyetje pa marrë asnjë dokument nga ne.
Gjatë pyetjeve kishte dhe shumë pyetje: po burri? Kur pyeti “po besimi fetar i burrit?”, bashkëshortja e kishte pyetur, nëse po plotësonin formularin e saj apo të burrit me gjithë ato pyetje rreth burrit të saj. Përgjigja e gocës ishte: Po plotësojmë formularin e burrit.”
Të dashur shqiptarë, të nderuar njerëz të media-s, e çnderuara politikë … më thoni se si bëhet me formularin tim, ndërsa unë nuk e di çfarë është shkruar në të? As bashkëshortes nuk i është dhënë mundësia të shihte se si ishin plotësuar formularët. Unë jam shqiptar, jam mysliman, dhe e deklaroj hapur këtë, por vallë ç’është shkruar në formularin tim?
U bëj thirrje të gjitha instancave të jenë transparente me regjistrimin. Unë, Besmir Semanaj, dua të shikoj formularin tim, dua të shikoj formularin e familjes sime. Mua sot më është shkelur e drejta më minimale, e drejta që të deklarohem për veten time.
Nëse sot na përdhosin në këtë mënyrë, çfarë duhet të presim nesër…
Jam ne pritje te nje pergjigjeje nga instancat perkatese. Ose do i drejtohem gjykatës me shpresën që diku do gjej drejtësi.
Comments
Para disa

Para disa ditesh ,me nje sebep,isha mik me te gjithe bashkeshorten tek baxhanaku ose me mire tek kunata.gjate bisedes e rrekellisjes se ndonje gote rakie meqenese ishte ne "leme" e siper morrem vesh qe vajza e vogel e tij ishte aktivizuar me ata te rregjistrimit.Si me kot i beme nje"' interviste" vajzes me master shkencor ne shkencat sociale e te papune...Na rrefeu menyren e te punuarit per plotesimin e objektivit te 1OO familjeve.Prane cdo dere te trokitur ,hapte nje fletore me katrore ,me nje laps plumbi here te prehur here pa maje , dhe mbante shenime ne "sofat" cfare i deklaronte i porsashfaquri ballas per te gjithe ata qe rrinin pas dere . Shkruaj e shkruaj me laps plumbi ne fletoren me vija dhe kur mbaronte "normen ditore" , njoftonte ne telefon pergjegjesin e grupit te saj qe perfundoi shenimet ditore me laps plumbi ne fletoren me vija , dhe pergjegjesi linte oren e i shkonte ne shtepi . Ne dhomen e pritjes se baxhanakut apo kunates uleshin te dy dhe "reviziononin" shenimet me laps pumbi ne fletoren me vija , dhe pas vertetimit te "saktesise" se tyre fillonte hedhja me "stilolaps blu" ne formularet e Gencit apo censusit , me ngadale , germe me germe , pa gabime ortografike... qe t'i "hante kollaj kompjuteri" ...ndersa per saktesine censusore apo statistikore nuk e grica qe te mos behesha tip "hetuesi''...Ky eshte censusi , qe do te "gjobise" qytetaret per te dhena te pasakta te deklaruara ne te , ne nje kohe qe qytetari s'di asgje se cfare eshte shkruar ndac per temat e nxehta e ndac per temat e ftohta..."'Patatja e perveluar" i ka mbetur Gencit ne dore , i cili besoj do t'ja hedhe statistikave dhe rezultatet do te jene sipas "midese " se Berishes , pasi ai kthen ne qejf te vet edhe letrat e firmosura , vulosura e me boje te pa perdale dhe jo me , me shenime me laps plumbi ne fletoren me vija qe e kontrollon vetem "perendija"...

Sa thjeshte manipulohemi ne

Sa thjeshte manipulohemi ne shqipetaret. Se kuptoj si mundet qeveria ( neveria ) te beje lojra me kete popull.

Kush do merre pergjegjesi? Z. Pollo greku prse nuk prononcoheni?

Z. Semanaj, pergezime per

Z. Semanaj, pergezime per shkrimin. Nuk jam i sigurt nese vertet do ta kerkosh deri ne fund te drejten tende, madje edhe duke shkuar ne Gjykate po u nevojit. Por po i vajte deri ne fund ti per mua kthehesh ne hero. Hero qe lufton kunder murtajes dhe koleres me te madhe qe ka pushtuar shoqerine shqiptare qe jane INDIFERENTIZMI ndaj te keqes dhe PAPERGJEGJSHEMRIA per te ardhmen e familjeve te tyre.

Mire qe kane ardhur e kane

Mire qe kane ardhur e kane pyetur se mund te mos vijen fare dhe ta mbushin vete.... hahahaha.A eshte bere ndonje gje e sakte ne Shqiperi gjer me sot??? !!!!.Te drejten tende kerkoje kur hedh voten.Se po i dhe voten atij qe manipulon gjykatesit e prokuroret ,s ke te drejte as te ankohesh.Ankesa jote perfundon nekosh te plehrave.

o ROB I SHITUR I

o ROB I SHITUR I TURKUT,,,kerkon drejtesi ti..

Add new comment