Islamit i duhet John Locke i tij

Postuar në 12 Mars, 2014 05:03

Mustafa Aykol

Që nga fillimi i këtij shekulli, në Perëndim dhe nganjëherë edhe në Lindje është bërë i popullarizuar argumentimi rreth çështjes se Islamit i duhet Martin Lutheri i tij. Prandaj, autoritarizmi, intoleranca dhe dhuna të kryera në emër të Islamit do të mund të tejkaloheshin përmes një reforme të ngjashme me atë që filloi në Krishterim disa shekuj më parë. Megjithatë, vëzhgues më të kujdesshëm vënë në dukje dy probleme të vogla në lidhje me këtë ide. Së pari, ndryshe nga Katolicizmi rreth të cilit ka reaguar Lutheri, në Islam nuk ka asnjë autoritet qendror. Kështu që rezultati kryesor i Reformimit Protestant, i cili ka decentralizuar fenë, ende është një çështje kryesore për Islamin. Së dyti, pa marrë parasysh vlerat dhe ndihmesat, Reformimi Protestant nuk ka nisur epokën e lirisë, tolerancës dhe jo-dhunës në Evropë. Përkundrazi, ai ka përfshirë së paku dy shekuj të luftërave ndërfetare dhe spastrimeve që kanë shkaktuar gjakderdhje. Kjo ndodh për shkak se vëzhgues të tjerë kanë treguar se është thjesht humbje kohe të biesh dakord me reformën brenda Islamit. Ata thonë se mënyra e vetme për demokracinë liberale është ta shtyjë Islamin nga njerëzit me një sekularizëm të veçantë autoritar. Të inspiruar nga sekularistët radikalë nga Revolucioni Francez dhe të ilustruar me shembuj nga Kemalizmi në Turqi, kjo ide ka dy të meta kryesore: fillimisht, autoritarianizmi i hershëm ishte një fyerje kundrejt lirisë që gjoja përkrahu, kurse e dyta e metë ka të bëjë me shpresën për tjetërsimin e fesë që ishte parë si dështim, të ilustruar përsëri me shembuj nga Turqia. Sidoqoftë, në atë kohë ekzistonte gjithashtu edhe një rrugë më pak e frekuentuar dhe e pavërejtur: Një sqarim i llojit anglo-sakson që nuk prek fenë, i dhënë nga homologët francezë, por duke u ri-interpretuar me sistemin politik që vlerëson lirinë, tolerancën dhe diversitetin. Jo udhëzimi i Lutherit apo i Volterit, por i mendimtarit anglez John Locke. Filozofi anglez Locke ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e zemrës dhe mendjes sime duke marrë parasysh këndvështrimin e tij kundrejt fesë. Por një libër, që kohët e fundit pata rastin ta lexoja, m’i bëri gjërat edhe më të qarta: libri titullohej “Islami, Sekularizmi dhe Demokracia Liberale”, i shkruar nga dijetari Nader Hashemi (Oxford University Press, 2009). Hashemi në këtë libër të përkryer merret me shumë çështje që ndërlidhen me fenë dhe politikën, por në rastin e Locke-s edhe ai vëren se si këndvështrimi i tij mund t’i ndihmojë mendimit politik në Islam dhe kjo është veçanërisht e dukshme. Ai na përkujton se “Anglia e Locke në shekullin XVII ishte nën ndikimin e doktrinës autoritariane dhe me paragjykime fetare ashtu siç njihet sot bota myslimane”. Nga ana e kundërt, zgjidhja e Locke-s nuk ishte e rrënjosur në mospranim të Krishterimit, por më tepër ishte një ri-interpretim i tij”. Locke kishte ofruar ri-interpretim nga argumentimi për pajtueshmëri dhe pranim mes interpretimeve të ndryshme të besimit. Gjithashtu, ai ka argumentuar se Bibla nuk propozon sistem qeverisës ndër fe. John Locke ka theksuar se besimi fetar i individit është kuptimplotë vetëm kur bazohet në “bindje të brendshme të mendjes”, i cili nuk mund të detyrohet nga “forcat e jashtme”.

Të gjitha këto ishin argumente fetare. “Duke gjykuar në bazë të standardeve të së sotmes, shumë njerëz mund t’i konsiderojnë fundamentalistë Locke-n dhe bashkatdhetarët e tij”. Madje, Hashemi flet haptas rreth kësaj. Unë mendoj se ai ka të drejtë, sepse personalisht besoj se bujaria ndaj fesë islame mund të shprehë vetëm falënderime për fundamentalistët, ndër të cilët mund të përmendet edhe filozofi Locke.

*Hurriyetdailynews.com(MAPO)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.