Pse vazhdoj të mendoj se është e turpshme skema e financimit të feve

Postuar në 08 Prill, 2014 06:46
Kristi Pinderi

Që nga mosha 10 vjeç e deri në moshën 18 vjeç, unë kam kontribuar për Kishën protestate në Pogradec çdo javë, sa herë merrja pjesë në shërbimet e së dielës.

Kur vinte koshi i kontributeve para fytyrës sime, edhe pse unë isha fëmijë që rritesha nga nënë e vetme, sërish kisha në xhep ato pak lekë që ime më mi jepte (pasi ia kërkoja unë), që t’i hidhja te ai koshi.

Kanë qenë jo më pak se 348 të diela të jetës sime gjate se cilave unë kam kontribuar për Kishën Nehemia në Pogradec.

Jam shumë i lumtur për këtë kontribut që kam bërë (dhe jo krenar se e di qe krenaria eshte mekat…).

E konsideroj Kishën Nehemia si një shembull të jashtëzakonshëm se si një grupim apo organizëm i motivuar nga dashuria e Perëndisë mund të investojë në shoqëri e mund të realizojë shumë shpesh punë që shteti nuk i bën dot (sot ajo kishe ka shkolle private, gjimnaz privat, universitet serioz privat, spital privat, etj. madje z. Arnold Geiger konsiderohet nga shteti gjerman jo sin je pastor por si nje investitor gjerman ne Shqiperi).

Isha 16 vjeç, kur përktheja në fshatin Bratomirë të Pogradecit, në shtëpinë e një burri të gangrenizuar deri në afërsi të organeve jetësore. Dhe e mbaj mend sesi doktorët e klinikës së kishës Nehemia u morën me atë rast të pashpresë atehere kur sistemi shëndetësor shtetëror shqiptar kishte dështuar.

Lexoni edhe: DO TE KISHA TURP PO TE ISHA MINISTER I MIREQENIES SOCIALE

Unë e di shumë mirë (DHE E MIREKUPTOJ) rëndësinë e shërbimeve sociale që kisha dhe xhamia ofron në këtë vend, sa herë që  shteti dështon, por refuzoj te degjoj shtetin te me thote se po japim disa lek qe pastaj te kemi mundesi me shume te "kontrollojme" aktivitetin e tyre...

Kur dy ditë më parë botova një shkrim në lidhje me financimet e shtetit shqiptar për fetë zyrtare në Shqipëri (5 të tilla), qëllimi im nuk ishte të denigroja punën që këto organizata shpirtërore dhe legale ofrojnë për vendin tonë.

Unë isha dhe jam akoma i skandalizuar për këto arsye:

1. Refuzoj që lekët e xhepit tim të shkojnë për rroga priftërinjsh apo hoxhallarësh. Dua të di psh, për cfarë do përdoret ai 1 lek i xhepit tim që do të shkojë për Kishën Katolike apo ortodokse. Do përdoret për të paguar priftin apo do përdoret për të krijuar një shërbim për shoqërinë, shërbim nga i cili unë si djalë gej nuk do përjashtohem?!
2. Refuzoj që lekët e xhepit tim (përmes formave të taksimit) të akordohen nga shteti për të ndihmuar fetë pa më pyetur më parë se çfarë mendimi kam unë: Unë do doja, për shembull, që pjesa e taksës që unë i paguaj shtetit e që duhet destinuar për shërbime sociale, ti shkojë azilit të pleqve, jo Xhamive të palegalizuara, apo kishave si ajo ku unë kam derdhur lekët e time mëje për 8 vjet rresht! Thjesht sepse keshtu dua une te shpenzohen leket qe une jap per sherbimet sociale!
3. Refuzoj të paguaj unë nga xhepi im për kurrikula fetare që frymëzojnë urrejtjen sidomos karshi njerëzve si unë, me orientim seksual ndryshe nga shumica. Trecereku i atyre miliona lekëve që merren pa më pyetur mua dhe qytetarëve si unë, do të shkojnë për edukimin fetar! Edukim që parimet e mia si aktivist për të drejtat e njeriut i konsideron akoma si mëkat! “Edukim” qe ne cdo moment frymezon urrejtje ndaj meje dhe qindra mijera njerezve si une.
4. Refuzoj intelektualisht të më thonë se: “më mirë të financojë vetë shteti fetë se këto të kërkojnë pastaj financime të dyshimta”. Nese qenka ky panic shteteror atehere paskemi nje problem tjeter, me te madh…

Kaq! Për këto arsye unë vazhdoj të mendoj se do të kisha turp po të isha sot ministër i Mirëqenies Sociale që akordon 1 milion dollare më shumë fonde për 5 fetë zyrtare në Shqipëri, krahasuar me nje vit me pare.

nga Historiaime.com

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Zoteri, nje milion dollare i vjedh Meta me nje te rene te lapsit(dhe te imagjinosh sa njerez si Ilir Meta ka kjo qeveri, dhe ajo qe iku), dhe ti rri e pyet perse u jepen institucioneve fetare nje milion me shume. Eshte si te pyesesh perse bie ere e keqe, nderkohe qe i zhytur deri ne gryke ne... Gjej nje kauze te vertete o Kristi, se kane halle dynjaja, po diskutohet qe 30% e popullsise jane nen nivelin jetik te ekzistences, ndersa ti merresh me nje milion dollaret qe do u shkojne kishave e xhamiave. Une per vete, do te preferoja qe me mire ti merrte kisha ose xhamia, sesa Erion Velia apo Ilir Meta per tu bere zaberhane neper ditelindje e qoka e festa te shfrenuara zengjinesh te rinj. Si thua?

Submitted by Veritas (not verified) on

Ju thoni qe keni kontribuar ne nje Kishe ne Pogradec nga mosha 10-18 vjec.Desha te pyes,kontributi yt ishte kontribut vullnetar(me vullnet te lire) apo me detyrim?  Nese ishte me vullnet te lire dhe sic thoni ju ishit i lumtur per kete,a nuk ju duket se kjo bie ne kontradite me ate qe shpreheni me poshte te pika 2, Citim: "

Unë do doja, për shembull, që pjesa e taksës që unë i paguaj shtetit e që duhet destinuar për shërbime sociale, ti shkojë azilit të pleqve,... jo kishave si ajo ku unë kam derdhur lekët e time mëje për 8 vjet rresht! Thjesht sepse keshtu dua une te shpenzohen leket qe une jap per sherbimet sociale!"

Zoteri.Si fillim keni nevoje te qartesoheni me veten tuaj,pastaj mund te  beni artikull mbi financimin e Feve.Nese kisha te tilla si ajo ne Pogradec ku ju benit pjese dikure kane bere dhe po bejne pune te tilla te mira ne te mire te komunitetit,ku shteti ashtu sic thoni ju,nuk ndihej,c'problem do kishte nese do financoheshin? Apo ju keni hallin qe u financua feja e jo shoqatat e tua te homoseksualeve? Po pse pak miliona dollar fonde keni marre nga Homot te alokuara nga Ambasadat direkt e ne llogarite  tua financiare.

citim:"Jam shumë i lumtur për këtë kontribut që kam bërë (dhe jo krenar se e di qe krenaria eshte mekat…)."

p.s:
Jo vetem krenaria eshte mekat,po edhe homoseksualizmi..(duhet ta kesh lexuar diku te libri qe studioje ne kishen protestante) e megjithate e injorove Librin,dhe si pasoje perfundove duke organizuar "Gay Pride" ose "homo dhe krenare".

Submitted by Besmir (not verified) on

Mire Kristi, ju gejt mos ja jepni leket  e taksave (Po ca taksash paguani ju mor te mjere, shumica 20-28 vjecare pa kokerr rroge apo biznesi. Edhe ti jeton me leket e amerikaneve dhe nuk paguan taksa).

Submitted by Lek (not verified) on

Dakort me Kristin: Nuk ju duhet dhene leke institusione te formuar nga njerez te patru qe besojne akoma ne shekullin XX se bota eshte krijuar para 7000 vjeteve, se Muhametit i ka folur engjelli ne vesh, apo qe Krishti ecte mbi uje dhe bente muhabet me Zotin.

Sinqerist, per çfare jepen ato leke, per te perhapur mitologji hebraike nder shqiptare, apo per te na shurdhuar veshet me fjale arabe mengjes, dreke, darke? Vallaj injorante kemi plote, dhe nuk eshte e nevojshme te formohen te tjere.

Submitted by Besmir (not verified) on

O Lek ti qenke injoranti ne fakt. C'mund te presesh nga nje injorant qe s'di te flase shqip?!

Submitted by Lek (not verified) on

Per çfare jam injorant, se nuk besoj qe Zoti i ka folur Krishtit apo Muhametit ne vesh. Shko kurohu or mik, se perrallat hebraike dhe arabe jane te bukura ne femijeri,  por kur rritesh dhe ju beson akoma eshte problem i madh, shendetesor.

Submitted by Engjell Koka (not verified) on

Bravo Lek, je komentuesi me i mprehte ketu! Le t'i leme delet e buta te qishave dhe xhamive te kullosin dokrrat e helmuara fetare; se ne fund te fundit historine e bejne luanet, jo delet e leshta!

Nje shtet qe humbet LAICITETIN, humbet busullen e behet han, ku mbreteron kaosi, jo ligji! Berishen do ta doja pas kangjellave me denim te perjetshem por zdepit zetrashe s'do t'ia jepja kurre me voten!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.