Si do të votonin sot votuesit e 23 qershorit: 55% majtas, 35% djathtas

Postuar në 19 Prill, 2014 00:50
Eduard Zaloshnja

Po mbushen 10 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot votuesit që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 10 muajsh (58% votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).

Dhe ja si janë përgjigjur të anketuarit: 55% e votuesve urbanë të 23 qershorit do të votonin sot për koalicionin e majtë (nga 58% në qershor), 35% do të votonin për koalicionin e djathtë (nga 40% në qershor), ndërsa 10% nuk do të votonin për asnjërin prej tyre (1.5% për FRD-në, 4.5% s’do të votonin fare dhe 4% të pavendosur).  Ndërkohë votat për 3 partitë kryesore do të ishin: 39% për PS-në (nga 43% në qershor), 29% për PD-në (nga 31% në qershor) dhe 13% për LSI-në (nga 10% në qershor).

Ç’opinion ka aktualisht elektorati aktiv urban për tre politikanët kryesorë? Për Ramën kanë opinion pozitiv 60% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 30% (1/10 shumë negativ); për Metën kanë opinion pozitiv 51% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 42% (1/6 shumë negativ); dhe për Bashën kanë opinion pozitiv 40% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/5 shumë negativ).

U bënë 7 muaj që ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Rama kanë filluar punën. Por ç’mendon elektorati urban për punën e tyre në sektorët kryesorë? Ja si janë përgjigjur 1200 votuesit aktivë urbanë të anketuar në BAROMETËR+: 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 34% mendojnë se ka punuar keq. Në fushën e rendit, 55% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq;  në fushën e arsimit, 45% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 25% keq; në fushën e shëndetsisë, 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 40% keq; dhe në fushën e energjitikës, 54% mendojnë se ka punuar mirë, ndërsa 28% keq.

Ndikuar ndoshta nga politizimi i tejskajshëm i çështjes së rendit, raporti i opinionit pozitiv ndaj atij negativ në këtë fushë është identik me raportin e votave mes dy koalicioneve.

Rezultatet e detajuara vazhdojnë më poshtë:

 

1-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Koalicionet)

 

Qershor

Sot

Koal. i Majtë

58%

55%

Koal. I Djathtë

40%

35%

Asnjërin

          -  

10%

2-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Partitë kryesore)

 

Qershor

Sot

PS

43%

39%

PD

31%

29%

LSI

10%

13%

3-Opinioni për tre politikanët kryesorë

 

Poz

Neg

S'e di

Rama

60%

30%

10%

Meta

51%

42%

7%

Basha

40%

40%

20%

4-Si ka punuar qeveria aktuale në këto fusha?

 

Mirë

Keq

S'e di

Ekonomia

46%

34%

20%

Rendi

55%

35%

10%

Arsimi

45%

25%

30%

Shëndetsia

46%

40%

14%

Energjitika

54%

28%

18%

 

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Mire ben qe i nxjerr si shifra por kjo s&#39;do shume mend sepse per sa kohe qe ne opozite do jete&nbsp; Saliu (Mbrapa Lulit) ata do qendrojne edhe per 8 vjet te tjera deri sa te bjere edhe Nishani qe ti hapet rruge Drejtesise per te cuar Saliun mbrapa hekurave eshte vetem ceshtje kohe shume 3-4 vjet......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.