Si do të votonin sot votuesit e 23 qershorit: 55% majtas, 35% djathtas
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7392_1482750_675264115866101_2281531957098373771_n_1.jpg?itok=Dl_-61Mj)
Po mbushen 10 muaj nga dita që shqiptarët votuan në zgjedhjet parlamentare. Dhe si do të votonin sot votuesit që morrën pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova sondazhin BAROMETËR+ (prezantuar në emisionin DEBAT+ në Vizion Plus) me 1200 pjesëmarrës urbanë të votimeve të 23 qershorit, nga të gjitha qytetet dhe grupmoshat, duke përfaqësuar mënyrën sesi votoi elektorati urban para 10 muajsh (58% votues të koalicionit të majtë, 40% të koalicionit të djathtë dhe 2% të FRD-së).
Dhe ja si janë përgjigjur të anketuarit: 55% e votuesve urbanë të 23 qershorit do të votonin sot për koalicionin e majtë (nga 58% në qershor), 35% do të votonin për koalicionin e djathtë (nga 40% në qershor), ndërsa 10% nuk do të votonin për asnjërin prej tyre (1.5% për FRD-në, 4.5% s’do të votonin fare dhe 4% të pavendosur). Ndërkohë votat për 3 partitë kryesore do të ishin: 39% për PS-në (nga 43% në qershor), 29% për PD-në (nga 31% në qershor) dhe 13% për LSI-në (nga 10% në qershor).
Ç’opinion ka aktualisht elektorati aktiv urban për tre politikanët kryesorë? Për Ramën kanë opinion pozitiv 60% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 30% (1/10 shumë negativ); për Metën kanë opinion pozitiv 51% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 42% (1/6 shumë negativ); dhe për Bashën kanë opinion pozitiv 40% (1/5 shumë pozitiv), ndërsa negativ 40% (1/5 shumë negativ).
U bënë 7 muaj që ministrat e përzgjedhur nga kryeministri Rama kanë filluar punën. Por ç’mendon elektorati urban për punën e tyre në sektorët kryesorë? Ja si janë përgjigjur 1200 votuesit aktivë urbanë të anketuar në BAROMETËR+: 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 34% mendojnë se ka punuar keq. Në fushën e rendit, 55% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq; në fushën e arsimit, 45% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 25% keq; në fushën e shëndetsisë, 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 40% keq; dhe në fushën e energjitikës, 54% mendojnë se ka punuar mirë, ndërsa 28% keq.
Ndikuar ndoshta nga politizimi i tejskajshëm i çështjes së rendit, raporti i opinionit pozitiv ndaj atij negativ në këtë fushë është identik me raportin e votave mes dy koalicioneve.
Rezultatet e detajuara vazhdojnë më poshtë:
1-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Koalicionet)
Qershor
Sot
Koal. i Majtë
58%
55%
Koal. I Djathtë
40%
35%
Asnjërin
-
10%
2-Si do të votonin sot votuesit urbanë të 23 qershorit? (Partitë kryesore)
Qershor
Sot
PS
43%
39%
PD
31%
29%
LSI
10%
13%
3-Opinioni për tre politikanët kryesorë
Poz
Neg
S'e di
Rama
60%
30%
10%
Meta
51%
42%
7%
Basha
40%
40%
20%
4-Si ka punuar qeveria aktuale në këto fusha?
Mirë
Keq
S'e di
Ekonomia
46%
34%
20%
Rendi
55%
35%
10%
Arsimi
45%
25%
30%
Shëndetsia
46%
40%
14%
Energjitika
54%
28%
18%
Comments
Mire ben qe i nxjerr si
<p>Mire ben qe i nxjerr si shifra por kjo s'do shume mend sepse per sa kohe qe ne opozite do jete Saliu (Mbrapa Lulit) ata do qendrojne edhe per 8 vjet te tjera deri sa te bjere edhe Nishani qe ti hapet rruge Drejtesise per te cuar Saliun mbrapa hekurave eshte vetem ceshtje kohe shume 3-4 vjet......</p>
Add new comment