Heshtja nuk është më flori

Postuar në 07 Gusht, 2014 03:55
Sulejman Gjana

“Mbreti vodhi floririn dhe paret e shqiptarëve” është ky refreni që republikat në radhë (dikatoriale, socialdemokrate dhe kriptokomuniste) kumbonin herë me zë “në skuta” e herë me zë belbacak, për 70 vite më radhë. "Historianët", "politologët", "politikanët", "filozofët", "intelektualët" dhe shumica e krijesave të komunizmit alla-shqiptar të formuar në "shkollat" dhe "universitetet" enveriste, kanë mbajtur iso. Kori i mjeranëve. Sot duhet kthyer shikimi pas... Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”...Rast ky unikal në botë ku "vjedhja" ndodh me vendim të organeve përkatëse, me proces-verbal dhe akte konform dispozitave ligjore. Aq më tepër kur floriri i "vjedhur" shpenzohet (po me proces-verbal dhe dokumentacion të arkivuar) në shërbim të të "vjedhurit"... Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Enveristët vodhën floririn (madje edhe atë me vlerë numizmatike) nga "bejlerët dhe agallarët” e Mbretërisë Zogiste. E më pas e derdhën këtë flori në statuja prej bronzi, shtëpi prej parafabrikati, statura prej allçie, bunkera të çimentuar dhe... në depozita bankare në Zvicër e gjetkë.

Madje binjakëzuan edhe lekun me dinarin dhe... floriri shqiptar mori rrugën Tiranë-Beograd. Më pas erdhën titanët, bijtë e enveristëve, kriptokomunistët, bijtë e bllokut që e çuan floririn, devizat dhe lekun shqiptar në zgrip. Terapia e shock-ut ishte vepër e një biri që babain e kishte kokekëmbë bllokmen. Nëse Shqipëria kishte akumuluar një sasi marramendëse pasurie gjatë 11 viteve të Mbretërisë, çfarë pasurie duhet të ishte akumuluar gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve? Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Sudja dikur deklaronte shkallëve të pallatit ku ‘merrte e jepte para me thasë’ : “nuk e dini ju se ne jemi komunistë, s’kemi lidhje me të deklasuarit” (vetëkuptohet, kur Sudja ishte “Shën Sudja e shqiptarëve të '97-ës). Rrapush Xhaferi mbante mbi tavolinë paret e shqiptarëve dhe nën të, portretin e Enverit.

Edhe ai i bëri rrush e  kumbulla paret e shqiptarëve. Nëse Shqipëria dhe shqiptarët kishin fituar lirinë dhe kishin përqafuar armikun kapitalist dhe ekonominë e tregut, përse u lejua edhe njëherë "shtetëzimi" i pasurisë së akumuluar për 50 vjet dhe pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve? Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Në fillim të mijëvjeçarit të ri, mushkat e Krrabës mbartnin mbi shpinë floririn e shqiptarëve dhe thesari i shtetit u zhduk "pa nam, pa nishan"...dhe sigurisht pa fletë-dalje, por me garancinë e mbylljes së çështjes dhe të...gojëve! Nëse krimi i shumëfishtë që lidhet me të njëjten vepër penale e zbeh objektin parësor të krimit (pra kur sasia që e shkaktoi krimin humbet rendësinë dhe vlerën e saj), duke rritur shkallën e dënimit, pse nuk dëgjohet zëri i sharlatanëve për vjedhjen e kësaj pasurie dhe për shpenzimin e saj në dëm të shqiptarëve?  Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Sot kemi mbërritur tek i fundit që s'po njeh fund. Fullani...i Bankës, me kollare të ngjyrosur sipas ngjyrës së siglës që merr-e-jep pushtet. Partitë politike 'më të mëdha' në vend, po kërkojnë t’í japin ‘share’ aksioneve politike të Fullanit sa majtas aq edhe djathtas. Në fund të fundit janë në të drejtën e tyre demokratike të artikulimit të qëndrimeve politike, por...kabaja qaramane dhe heshtja shurdhuese vazhdojnë... Refreni: Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Frengjishtja ka një shprehje idiomatike “maison de tolérance" (shtëpi publike, bordello)... Prej këtej në shqip mund të thuhet troç fare: "Në shëpinë publike nuk mund të flitet për moral”. Dhe shtëpitë publike të djeshme e të sotme vazhdojnë avazin: "Mbreti Zog ka vjedhur floririn dhe paret e shqiptarëve”... Sepse “e përdala të bën të përdalë”- thotë populli ynë. Në këto rrethana, për të mos u përballur nesër as me ndonjë kaba qaramane as me një heshtje shurdhuese të sharlatanëve, Fullani do të bënte mirë të jepte dorëheqje. Ndërsa refreni do të vazhdojë derisa populli shqiptar të zgjohet nga gjumi dhe heshtja në të cilat e kanë vënë melodia e saj.

*Kryetar i PLL-së

"Shekulli"

Comments

Submitted by robocop (not verified) on

Artikull i dobet, ti nuk ja heq dot damken Zogut hajdut, eshte e dokumentuar. Ne te kuptojme fare mire ty, truri jot i ndan hajdutet ne dy kategori, te mire dhe te keqinj. Nuk eshte fare keshtu, hajdutet jane te gjithe plera.

Submitted by Ahmet kusari (not verified) on

Nese A. Zogu e ka marre thesarin e Shtetit Shqiptar me procesverbal, ai nuk mund te quhet hajdut. Por nese nuk i ka kthyer atehere eshte hajdut sigurisht. Ka sot nje nip te A. Zogut i cili ka pranuar trashegimine e gjyshit. Shteti shqiptar nese nuk do te ishte nje maison de tolérance  do te duhej ti ishte drejtuar ketij trashegimtari per ti kerkuar parate e vjedhura.

Submitted by X (not verified) on

Oj te cubme qe i ka bo Zogji or taj prej Bruxelit.

Pyet Catin Saracin e Serreqin kur ti arrish, ne te kundert lexoi.

Ti pse kruhesh ?

Submitted by ILIRET (not verified) on

Pra, e sheh!? Edhe vet e pranon se Mbreti Zog ka vjedhur paret e shqiptareve. Paska edhe dokumenta e proces verbale qe vertetojne se Mbreti Zog ka vjedhur paret e shqiptareve. Ka dokumenta se mbret Zog eshte edhe tradhetar i shqiptareve. Flet per miqesine e Enver Hoxhes me jugosllavet, i cili sapo njohu qellimet e tyre djallezore u shkeput qe me 1947 prej tyre.

Ndersa Zogu ka nenshkruar nje marrreveshje me Pashicin ku i shet SERBEVE Shqiperine. Eshte gjithashtu fakt qe i fali Vermoshin dhe mrekulline e natyres shqiptare, Shen Naunin. Pra tradhetar e shkuar tradhetarit. Une nuk e kam bere historine e PPSH, por kam lexuar dokumenta te sotme. Dhe ato e mbulojne Zogun si hajdut dhe tradhetar. Enverin e cilesojne si vrases te kundershtareve te regjimit te tij, njesoj si Zogu. Bile Zogu me shume. Por Enveri nuk vodhi. Nuk ju ka lene femjeve asnje trashegimi. Asnje vile, si vilat qe po mer nipi i Zogut. Pra pa u zgjatur, Zogu nuk i vjen as te maja e thojit Enverit. Keshtu thote historia e dokumentuar. Pa me fjale ne ere....

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ajo qe ky zoteria do te thote, me sa kuptohet, eshte qe kot me i ra n'qafe vetem Zogut, sepse ai nuk eshte i vetem, eshte trim i mire me shoke shume, ose Ali Baba me 40 hajdute. Pra ky zoteria thote, jeni marre gjithe kohen me Ali Baben po keni harrue 40 hajdutet. Kaq!

Sa per Enverin, qe permendin shoket ILIRE ketu, e para historia e dokumentuar qe i referohen ata eshte historia e dokumentuar qe shkroi e dokumentoi Enveri vete, keshtuqe nuk mund te presesh te lexosh atje faktin qe edhe Enveri qe nje kokerr hajduti, po qe nji kokerr hajduti, qe nuk kishte as nevoje per 40 te tjeret se i mjaftonte vehtja (te gjitha sekuestrimet, kolektivizimet sipas jush shoke ILIRE nuk jane hajdutllek? Apo ju vazhdoni te mendoni se ato ishin hajdutllek per te miren e popullit shqiptar, meqe ju moren pasanikeve....).

Submitted by bbb (not verified) on

Se paku ky Gjana e pranon se Zogu ishte hajdut...por jo hajdut i stilit konspirativ si Fullani. Sepse Zogu hajdutllekun e bente me shkresa te firmosura nga ai vete. Kurse Enveri del se nuk ishte hajdut por vetem se ka prodhuar ne kohne e sundimit te tij, "historiane" enveriste qe ne e nxjerrin Zogun hajdut...Hajde e merre vesh.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo o pinjoll i Shqipëria e shqipëtarëve vdekje tradhëtarëve nuk ka si të ndoll ndrzshe

Submitted by Z O G (not verified) on

Ahmet Zogu, me nje popull si ju ketu, nuk pati mundesi t'i hapte lufte frontale Italise fashiste, te cilen shme prej jush ketu sigurisht qe e preferoni perpara nje maloku shqiptar. Mbreti megjithate e refuzoi zyrtarisht ultimatumin e fashisteve dhe heroi Abaz Kupi me shoke, perfshi ketu deshmorin Mujo Ulqinaku, si ushtarake te mbreterise te pakten  shprehen refuzimin zyrtar te pushtimit duke mbushur plazhet e Shqiperise me kerma italiane. Mbreti mori legalisht thesarin per ta perdorur per mevoja te rezistences dhe te ruajtjes se dinjitetit te drejtuesve te ligjshem te Shqiperise ne mergim. Asnje vjedhje e asgje e paligjshme e asnje tradheti nuk ka ketu. Mreter te vendeve te tjera me te medha pranuan te beheshin kuislinge e vegla te fashisteve, kurse Ahmet Zogu jo.

Submitted by Ahmet kusari (not verified) on

Nuk ka dinjitet në jetesën me paratë e vjedhura shtetit. Nëse Zogu dëshironte të largohej pa luftuar, le të shkonte dhe të jetonte në emigrim me pasuritë që i përkisnin dhe me punën e tij, ashtu siç bëjnë të gjithë emigrantët.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.