A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/9454_74331_1_1_1.jpg?itok=CJgpAUWq)
Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë. Pra, kandidatët e mazhorancës do ta fillojnë me epërsi paraprake garën për qeverisjen lokale të 89% të banorëve të Shqipërisë.
Por a do ta kishin ata këtë epërsi paraprake në qoftë se zgjedhjet e 2015-ës do të zhvilloheshin sipas hartës së vjetër territoriale? Llogaritë e votave të 23 qershorit 2013 i japin përgjigje pozitive kësaj pyetje. Kështu, në njësitë e vjetra vendore ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave, jeton aktualisht 87% e popullsisë – pra, vetëm 2% më pak se sa sipas ndarjes së re, ose statistikisht, e njëjta gjë.
Në qoftë se mazhoranca do ta ruajë epërsinë që pati pothuaj në të gjithë territorin e Shqipërisë në zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – rreth 88% e popullsisë do të qeveriset nga kryebashkiakë të mazhorancës. Por a do ta ruajë mazhoranca atë epërsi pas një viti? Kjo është një tjetër pyetje dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…
Po për garën më të rëndësishme lokale atë të kryeqytetit, si ka ndikuar elektoralisht ndryshimi i hartës? Brenda kufijve të vjetër të bashkisë së Tiranës, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 62.2% të votave të 23 qershorit 2013. Brenda kufijve të parashikuar në hartën e re elektorale, kjo shifër është në nivelin 62.8% – pra, vetëm 0.6% më shumë se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht, e njëjta gjë.
Diçka më ndryshe do të dukej ky numër në qoftë se komuna e Zall-Herrit do t’i bashkohej Kamzës në vend të asaj të Paskuqanit (gjë që ka kuptim nga pikpamja gjeografike, sepse zall-herrasit duhet të kalojnë përmes bashkisë së Kamzës për të ardhur në qendër të Tiranës, ndërsa paskuqanasit jetojnë ngjitur me vijën e verdhë aktuale të kryeqytetit). Nëse komuna e Paskuqanit do të bëhej pjesë e bashkisë së Tiranës dhe ajo e Zall-Herrit pjesë e bashkisë së Kamzës, do të krijohej një bashki kryeqytetase, ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 61.4% të votave të 23 qershorit 2013. Pra, vetëm 0.8% më pak se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht, e njëjta gjë.
Në qoftë se mazhoranca do ta ruajë epërsinë që pati në zgjedhjet e 23 qershorit në kryeqytet dhe fshatrat përreth tij, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – kandidati i saj do të jetë mbi 22 pikë përpara rivalit opozitar. Por a do ta ruajë mazhoranca atë epërsi pas një viti? Kjo është një tjetër pyetje dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…
Më poshtë vijon një tabelë e votave që kanë marrë së bashku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndarë sipas 61 njësive vendore që ka harta e re territoriale, e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë.
SKRAPAR----------------------86%
POLICAN----------------------83%
PATOS-------------------------78%
KUCOVE-----------------------76%
URA VAJGURORE------------76%
FIER----------------------------75%
DELVINE-----------------------75%
TEPELENE---------------------75%
MEMALIAJ--------------------73%
VLORE-------------------------73%
PERMET-----------------------71%
PEQIN------------------------- 71%
BERAT--------------------------71%
MALLAKASTER---------------70%
POGRADEC-------------------70%
PRRENJAS--------------------69%
GRAMSH---------------------69%
LUSHNJE---------------------68%
CERRIK-----------------------68%
SARANDE--------------------67%
LIBRAZHD-------------------67%
SELENICE------------------- 67%
KONISPOL------------------66%
DIVJAKE---------------------66%
ELBASAN--------------------66%
KELCYRE--------------------66%
GJIROKASTER-------------65%
HIMARE--------------------64%
PUKE-----------------------64%
ROSKOVEC----------------64%
BELSH----------------------64%
TIRANE--------------------63%
ROGOZHINE-------------62%
LIBOHOVE---------------62%
KAVAJE-------------------62%
KOLONJE-----------------60%
MALIQ--------------------59%
BULQIZE------------------59%
DURRES------------------57%
KORCE--------------------57%
SHIJAK--------------------56%
MALESI E MADHE------56%
MIRDITE-----------------55%
LEZHE--------------------55%
FUSH-ARREZ------------55%
KRUJE--------------------55%
MAT----------------------54%
DEVOLL------------------54%
VAU-DEJES--------------54%
SHKODER----------------53%
VORE---------------------52%
DROPULL----------------52%
DIBER--------------------50%
KLOS---------------------49%
KUKES-------------------45%
HAS----------------------43%
KAMEZ------------------43%
KURBIN-----------------42%
PUSTEC-----------------41%
FINIQ------------------- 36%
TROPOJE---------------31%
Comments
Numri i bashkive qe PD ne
<p>Numri i bashkive qe PD ne zgjedhjet e ardhshme do te marre do te jete jo me i madh se numri i gishtave te njeres dore (e nje dore normale jo e nje dore si ajo e portierit te meksikes)</p>
Add new comment