Sa vota do të marrë Gjergj Bojaxhiu në 21 qershor?
Nga dy sondazhe që kam zhvilluar vetë para disa muajsh dhe nga një sondazh verifikues i zhvilluar nga një sondazhist tjetër më vonë, rezultonte se 72-135 mijë kryeqytetas ishin gati të votonin për Gjergj Bojaxhiun si kandidat i pavarur për kryebashkiak të Tiranës, në përballjen me Pandeli Majkon, ose Mimi Kodhelin, ose Lindita Nikollin, ose Erion Veliajn, ose Saimir Tahirin, nga e majta, dhe Lulzim Bashën, ose Majlinda Bregun, ose Grida Dumën, ose Eduard Selamin, nga e djathta. Me një interval të ngjashëm rezultonin edhe Fatos Lubonja e Dashamir Shehi, në një kandidim hipotetik si kandidatë të pavarur.
Kur u zhvilluan tri sondazhet e sipërcituara, pyetja rreth kandidimit të Bojaxhiut ishte hipotetike. Ndërsa tani që ai e ka deklaruar se do të kandidojë, pyetja është konkrete: Sa vota do të marrë Bojaxhiu në 21 qershor?
Përgjigjia e kësaj pyetje varet nga përgjigjet e tri pyetjeve të tjera: 1-A do të arrijë Bojaxhiu të mbledhë 6100 firma për t’u regjistruar si kandidat zyrtar në KQZ? 2-Si do ta zhvillojë fushatën Bojaxhiu? 3-Si do ta zhvillojnë fushatën kundër tij rivalët dhe si do t’u përgjigjet Bojaxhiu?
Në qoftë se Bojaxhiu nuk arrin të mbledhë 6100 fima, kuptohet që ai do të marrë zero vota... Por nga informacioni që kam, Bojaxhiu e ka filluar mbledhjen e firmave pa e shpallur publikisht kandidaturën. Dhe tani, me shpalljen e saj, ai do ta intensifikojë mbledhjen e firmave edhe nëpërmjet një fushate publike, që ia lejojnë kushtet e teknologjisë moderne. Pra, le të supozojmë se Bojaxhiu do të arrijë t’i mbledhë firmat e nevojshme për kandidim si i pavarur.
Pas regjistrimit zyrtar në KQZ si kandidat, Bojaxhiut do t’i duhet të bëjë fushatë në kushte disfavorizuese për të, sepse mediat tradicionale do t’i japin shumë më tepër hapësirë rivalëve të tij të partive të mëdha. Për këtë arsye, atij do t’i duhet të shfrytëzojë sa më gjerësisht edhe mediat alternative (rrjetet sociale, portalet online), në mënyrë që platforma e tij të bëhet e njohur për të gjithë ata që paraprakisht anojnë drejt dhënies së votës për të – një i anketuar mund të thotë se është gati të votojë për Bojaxhiun, por duhet bindur e motivuar që në 21 qershor të marrë mundimin për të shkuar në kutinë e votimit.
Për të realizuar këtë, Bojaxhiu duhet të ngjallë optimizëm e besim se premtimet e tij për përmirësimin e Tiranës do t’i realizojë. Ai duhet t’i bindë votuesit që anojnë nga ai se nuk do të bjerë preh e trysnisë klienteliste dhe korruptive që do ta rrethojë, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet të demostrojë sesi do t’i tejkalojë pengesat e qeverisë qendrore, në qoftë se zgjidhet kryebashkiak. Ai duhet t’i bindë votuesit që anojnë nga ai se do të ketë vëzhgues të betuar në 1070 qendrat e votimit të Tiranës, në mënyrë që votat për të mos të tjetërsohen apo të zhvlerësohen.
Dhe së fundi, numri i votave që do të marrë Bojaxhiu do të varet shumë edhe nga fushata e akuzave që do t’i bëjnë rivalët, si dhe nga përgjigjet që do t’u japë Bojaxhiu atyre. PS-ja do ta akuzojë se ai po bën lojën e Hysni Milloshit, për të tërhequr sa më shumë votues të pakënaqur të saj dhe anasjelltas. Të dyja partitë do të mundohen të përhapin thashetheme për një pasurim të Bojaxhiut prej qënies së tij drejtor i KESH-it dhe INUK-ut. Gjithashtu, ato do të mundohen të përhapin thashetheme edhe për njerzit që do ta mbështesin publikisht kandidaturën e Bojaxhiut.
Duke parë këto pengesa që ka përpara Bojaxhiu, mund të thuhet se fitorja e garës ku është futur është më e vështirë se ngjitja që i bëri Everestit si alpinist. Dhe në qoftë se ai nuk do dijë t’i kapërcejë këto pengesa, kaposhi i rezultateve në sondazhet e sipërcituara mund të katandiset në një thelë…
Comments
Suksese Gjergj Bojaxhiut.

Suksese Gjergj Bojaxhiut. Votuesit ne Tirane nuk jane budallenj. Nese ai nuk ka vjedhur gjate drejtimit te KESH-it dhe nese do te dije te jape premtimet, mesazhet e duhura dh te theksoje gabimet e kryebashkiakeve te meparshem, atehere ka vertete shance per te fituar.

E kam thene edhe kur

E kam thene edhe kur Zaloshnja e trajtoje kete teme per here te pare. Kandidimi i Bojaxhiut dhe nje rezultat i mire i tij i bene mire maxhorances aktuale per tu treguar qe njerezit kerkojne fytyra por mbi te gjitha fryme te re. Por...nje fitore e mundshme e Bojaxhiut do i bente keq Tiranes dhe atij vete per tre arsye:

1. Nuk e qeveris dot askurkush Bashkine e re te madhe te Tiranes (qe eshte 2 here sa Bashkia e sotme e Tiranes) pa suportin e nje prej forcave kryesore politike. Do jete thjesht si peshku pa uje. I sabotuar mengjes-dreke- darke. Pa fonde, pa suport dhe pa influence ne Keshill Bashkiak. Ne fund do dalin te humbur edhe qyteti dhe i pavaruri.

2. Ata qe kane punuar me te thone se vertet ka nje aurore te jashtme si cun i mire dhe i zoti por eshte nje menaxher i paafte te vere grupin ne pune. Pa qartesi se cfare kerkon dhe pa autoritet. Cdo te beje me stafin ultra i politizuar qe do ti lere Luli. Ne fund do dalin te humbur edhe qyteti dhe i pavaruri.

3. Bojaxhiu ka patur tre funksione te larta ne Qeverine Berisha. Ca gjera te pakendshme ka bere ne secilin prej tyre. Berisha por edhe PS do ja perdorin per shantazh. Mund te shesi shpirtin dhe te beje kompromise dhe te humbi cdo vlere te tij.

Me e mira per Gjergjin eshte te deklaroje qe ka vendosur ti hyje politikes, qe do beje nje parti te tijen te Qendres se Djathte dhe se luften e tij do e filloje per Bashkine e Tiranes. I pavaruar, pa treguar se ku do qe te varet neser, mbetet ne ajer.

Kam pershtypjen se nuk bie

Kam pershtypjen se nuk bie dakord.

1. Kjo e keshillit perdoret me shume si justifikim se sa eshte problem aq i madh. Keshilli nuk e ka penguar Lulin te pastroje rruget dhe ti mirembaje ato. As nuk e ka detyruar te jape lejet te Liqeni. Nga ana tjeter mund te jete problem per keto planet gjigande qe duan te bejne kryetaret megalloman per te cilat asnjehere nuk e kane planin dhe financimin e qarte para se te fillojne ti ndertojne.

2 & 3. Pershtypja ime eshte komplet e ndryshme, arritjet e tij ne KESH u perdoren shume edhe per fushaten e 2009. Po te ishte kaq i keq dhe abuzues do e kishin permendur me perpara te dyja krahet. Tani duket me shume si perpjekje per baltosje se sa prova te verteta kundra Bojaxhiut.

Te sfidosh i vetem politiken

Te sfidosh i vetem politiken eshte dicka me shume se trimeri. Eshte nje lloj emancipimi per te cilin kemi shume nevoje. Kemi dy parti qe qeverisin here njera here tjetra, me nje xhuxh ne krah qe i komandon, por qe perpiqen ta polarizojne dhe tensionojne situaten ne menyre te vazhdueshme, per te shkaktuar kriza qe cojne drejt kalimit te pushtetit nga njera dore ne tjetren.

Nese nuk eshte e mundur te zvogelohet roli i partive, mund te jete ilac zvogelimi i vete partive vec e vec. Dhe Gjergj Bojaxhiu eshte dalandyshja e ndryshimeve te medha, mbase edhe i nje pranvere me te qete politike.

Add new comment