Po jetojmë aktin final të rrënimit të ëndrrës europiane dhe demokratike*

Marrëveshja ndërshqiptare, e vendosur me aktet konstitucionale të vitit 1991 dhe 1998, mbi vlerat themelore të Lirisë në Shtet dhe Ligjshmërisë, po shkon drejt rënies, isonomia e demokracisë drejt disbalancës sociale dhe krahinore. Pushteti është jashtë kontrollit të frenave dhe kundërpeshave të ndërtuara nga Sistemi, që ne shqiptarët kishim rënë në një mendje të pranonim ditën kur monumenti i Diktatorit ra në mes të Tiranës. Qarku autoritarist po mbyllet së bashku me afrimin e përmbylljes së procesit zgjedhor krahinuer 2015. Ngjashmërisht, por jo plotësisht, po ndodh si më 2 dhjetor 1945, 26 maj 1996 dhe më 20 tetor 1996. Ndryshojnë metodat, mjetet, aktorët dhe koha. Ka edhe një forcë e fuqi tjetër, thelbi i pushtetit të sotëm të degraduar antikonstitucional: forcën e parasë së pamat, të prejardhur jashtë kanaleve pranuara nga marrëveshja nën ligj. Më 21 qershor 2015, Shqipëria e mposhtur, e frikësuar, e traumatizuar dhe e vendosur në rreshtin servil të servitorëve të bindur, nën diktatin e pasardhësve të korruptuar të gjyshërve të KQ të PPSH, mund të vendoset nën thundrën e Flamurit të Kuq, të një kaste të rikompozuar nën korrupsion dhe veprimtari të paligjshme, puniste, integriste e mjaftiste. Kjo Kastë, pasi ka vendosur nën frikë elitën e mbetur intelektuale të vendit, nën shërbim të plotë propagandistik Median, mbasi kontrollon gati plotësisht institucionet e pavarura, menaxhon një Parlament që hesht dhe nuk pyet dot aktorët skandalozë të korrupsionit të zbuluar, për fshehjen e transfertave të familjarëve, për fshirjen e serverave tatimorë, të thesareve bankare të vjedhura në disa kohë, që hesht para urdhërdhënësve të vrasjeve të deputetëve dhe bankierëve, e ndrojtur para veprimtarive të partive politike, që përdorin metoda tipike fashiste në frikësimin dhe kontrollin e elektoratit, çdo gjë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, më 21 qershor do të rikonfirmohet si e vetmja Forcë Koalicioni që, duke ndjekur në mënyrë të korrektuar drejtimin e duhur, do shkatërrojë ëndrrën e miliona shqiptarëve për një Shtet të Lirë, Demokratik, Shekullar, Gjithëpërfshirës dhe Europian.

Janë zgjedhje në një Shqipëri të shformuar dhe të denatyralizuar administrativisht nga reforma administrative e plotësisë shpirtërore të deputetëve të maxhorancës, të mësuar me mbisundim ndaj një pjese të shqiptarëve, që i urrejnë njëlloj si gjyshërit në vitin 1944. Këto zgjedhje zhvillohen paralelisht me: 1. operacionin antikushtetues të modelit Boulanger (ende një vepër penale e mbetur në tentativë, ndaj së cilës Prokuroria e Republikës, si institucion i pavarur, do të duhet të ndërhyjë, Kryesisht), i zhveshjes nga pushtetet juridike dhe nga komanda e forcave të armatosura, të institucionit të Presidentit të Republikës Parlamentare; Si mundet të tentohet zhveshja nga funksionet aktive të qeverisë, të Drejtësisë, të komandës mbi Forcat e Armatosura, të vëzhgimit mbi të gjitha pushtetet, për të respektuar ekuilibrat e parashikuar nga Kushtetuta, Institucioni i Presidentit të Republikës dhe atentatorët e Kushtetutës së Republikës të mbesin të pandëshkuar?! 2. Në kushtet e shkeljes flagrante të Kodit Etik të Postit të Kryeministrit në raport me paanshmërinë dhe garancinë e proceseve zgjedhore, në kundërshtim me standardet europiane në raste të ngjashme, përkundër parakushteve për një proces të drejtë, të ndershëm dhe të lirë, në një vend në mes të Europës; 3 në kushtet e angazhimit të hapur publik të Ministrit të Brendshëm në fushatën elektorale, në kundërshtim me përshkrimin e postit që mban; 4. në rrethanat kur Ministria e Brendshme nuk kontrollon veprimtarinë e personave të fortë, nuk ka bërë publik statusin e tyre në raport me ligjin penal të brendshëm dhe atë ndërkombëtar, dhe Policia e Shtetit nuk ka ndërtuar një program verifikues të mbajtjes nën vëzhgim për distancimin e tyre nga procesi zgjedhor; 5 Kur KQZ, e çorientuar pas krizës transformative të kryetares aktuale, nuk ka ndërtuar programin informatik që bën verifikimin e lëvizjeve mes listës aktuale zgjedhore dhe listës së vitit 2013 (rasti i listave me adresa në bodrumet e pallatet në ndërtim në Durrës, që duhet të dërgojnë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë shpërdoruese drejtuesin aktual të Bashkisë, kandidat për mandat të ri), nuk ka porositur vendosjen e kamerave në qendrat e votimit (sistemin e monitorimit në distancë dhe rekordesh të ruajtura), vendosjen e një sistemi elektronik të verifikimit të kartave të identitetit, në disa prej rretheve ku janë raportuar nga shtypi adresimi i kartave të identitetit të falsifikuara (në Shkodër, për shembull). Ky institucion nuk ka bërë të qartë me urdhëresë se asnjë deputet, përveçse është zgjedhës, nuk ka asnjë tagër juridik të shkojë i shoqëruar me truproja pranë qendrave të votimit dhe të kontaktojë komisionerët me metodat e mesazheve të koduara në qetësi dhe dashuri. 6.Para gjithë kësaj katrahure, Avokati i Popullit hesht dhe nuk mbron dot të drejtat e përfshira në titullin e parë të Kushtetutës, nuk prononcohet mbi sjelljet jokushtetuese, që shkelin lirinë e zgjedhjeve të individëve dhe nuk mbron dot askënd që ndihet i presuar nga skuadrat fashiste, që lëvizin me makina të zjarrta dhe me letërporosinë e Kreut të Kupolës Krahinore: dua 10 vota dhe numrat e kartave të identitetit. I nderuar Avokat i Popullit: ku ka përfunduar Pushteti Juaj i Mbrojtjes Juridike të Individit nga presioni i falangave mercenare të pushtetit të padukshëm?!

Unë mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Ato do të fiksohen e vulosen nga dy parti politike, që në ndërtimin e brendshëm institucional kanë shkelur Kushtetutën në pjesën që ka të bëjë me organizmin dhe funksionimin demokratik të partive politike. Ato kanë ndërtuar tashmë edhe një front të përbashkët, me individët pa bosht të qëndrueshëm të bulevardit politik shqiptar. Dy partitë kryesore po vendosin përpara me metodat e Frontit Demokratik të Etërve të Kuq, turmat e pjesës së indoktrinuar të shoqërisë rrënjësisht socialiste të njeriut të ri të organizuar, që i gjen çdo ditë në radhë para selive të kuqalashe (Unë kam, për shembull, Selinë e PS, Rajoni 5 Tiranë, ku çdo pasdite ndal makinën për të respektuar vuajtjet, dëshpërimin e zhgënjimin e njerëzve në radhë, me dosje ku mbajnë CV, vetë ata, Të Mjerët, që presin deputetin e tyre famëmadh). Kjo pjesë e shoqërisë, në fakt, nuk është e vetëdijshme për gjendjen e vet të mjeruar nën indoktrinim postkomunist dhe shërbimin shkatërrimtar që po i bëjnë demokracisë e lirisë, prijësit e tyre neokomunistë biznesmenë. Ndërsa shqiptarë të tjerë, në Shkodrën antike dhe Tironën time të vjetër dhe bujare, Korçën aristokratike, Gjinokastrën, Libohovën dhe Beratin e familjeve të vjetra fisnike shqiptare, në Vlonën e Lirisë Për të Gjithë dhe Durrësin pragmatist Portë Europiane e Vendit, por edhe kudo në Shqipërinë e Vlerave Patriotike Liridashëse dhe Tolerante, nga Konispoli në Vermosh, e kanë të qartë se po jetojnë në aktin final të rrënimit të ëndrrës europiane dhe demokratike, në një pushtet që kënaqet kur njëjtëson gjithçka nën ngjyrat kuqalashe. Kjo pjesë e ka të qartë se jeton nën një qeveri, çmendurisht të pamatur, të shtyrë drejt një lakmie të shfrenuar për pushtet dhe para, që po vdes, krahas ekonomisë së brishtë dhe të pastrukturuar në rregullat e tregut, edhe konstitucionalizmin si instrument të lirisë nën ligj. Kjo ruling elite, duke shndërruar parimin e qeverisjes në ligje me antipodin e saj, qeverisje me anë të ligjeve të imponueme nën forcën numerike të kartonit, ka gjetur edhe një mënyrë për të përftuar më shumë pushtet antiparlamentar, për t'i shpëtuar kontrollit nga Ligja dhe një mënyrë që të kontrollojë e të përforcojë efektivisht pushtetin e Klikës, që orvatet të mbetet afatgjatë në pushtet. Bëhet fjalë për një organizatë të drejtuar nga dy demagogë dhe dy manipulues shembullorë të vullnetit popullor, që po përpiqen me zëvendësue forcën e arsyes në politikë, me arsyen e forcës së rrugës, që po shtyjnë të gabojnë me manipulim, frikë dhe para, me demokracinë e mitingjeve dhe flakërimat e banderolave dhe flamujve, një popull të përkulur dhe të demoralizuar nga varfëria, skamja, korrupsioni, krimi dhe hajdutëria masive e pushteteve.

Tirania e Shumicës Qeverisëse, nën dirigjimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe të Kryerrënuesit të Kuvendimit Ndërshqiptar, po adresohet me egërsinë më të madhe ndaj qytetit të Shkodrës, bashkësisë shkodrane dhe labeate, dhe unë gjej rastin t'i denoncoj publikisht dhe t'u kërkoj përfaqësuesve diplomatikë të ShBA e BE në Shqipëri ndërmjetësimin e tyre të vlefshëm pranë qeverive të tyre, për ndaljen e dorës rrënimtare të pushtetarëve aktualë, posaçërisht Kreut të Trustit të Tendës së Qypit, mbi institucionin e lirisë shkodrane dhe Labeate. Goditja e sotme vjen në një kohë kur Shkodra po përjetonte një fazë ripërtëritjeje, një lulëzim të marrëdhënieve ndërqytetare, një gjallërim të bashkësisë, pas një numri të madh investimesh infrastrukturore, që krijuan një atmosferë ripërtëritjeje dhe rikthimi të qytetarëve në qytet dhe emigrantëve nga jashtë. Pikërisht sot, kur bashkësia shkodrane ndihej më e fortë se kurrë në shtyllat e bashkimit dhe në ndjekjen e rrugës së Etërve të saj, Elitë e vërtetë e Shqipërisë Tradicionale, një dorë jo e padukshme, e denoncuar publikisht në Parlament dhe në Media, po kërkon të korruptojë, të frikësojë dhe të manipulojë shtresën e varfërisë shkodrane, për të kapur zemrën e saj identitare. Bëhet fjalë për përdorim mjetesh antidemokratike, për të zhbalancuar artificialisht procesin zgjedhor, lirinë e zgjedhjes, frymën qytetare të respektimit të kodeve tradicionale qindravjeçare të atij vendi, kulturën e lirisë nën ligj, progresin e saj të vetvetishëm të prodhuar nga gjeni Labeat dhe pozicionin e posaçëm që ka pasë historikisht bashkësia shkodrane në mbrojtjen e vlerave ma të nalta të politikës demokratike e pluraliste, kulturës, artit, arsimit, shkencës dhe sportit. Në atë vend ekziston një besim i patundur që Kultura e Bashkësisë së Pandame, bazuar në Pluralizmin e Pastër dhe në Pranimin e Secilit, do të triumfojnë mbi kulturën e dhunës e të presionit të rrugës dhe të propagandës neokomuniste, që ka ngjyrosur dhunshëm qytetin në të kuq. Qyteti po mobilizon forcat e veta dhe bashkëqytetarët e vet emigrantë për të mbrojtur qytetin dhe Labiatinë, vendin e martirëve të Rrëmajve, të dëshmorëve e heronjve të demokracisë, Broci, Bishanaku, Kryeziu, Ceka, Monajka etj., nga ky sulm i rinovuar i bijve të dhunës e shërbëtorëve të tyre të mirënjohur. Por mbështetja e institucioneve demokratike ndërkombëtare është e domosdoshme për t'ia dalë mbanë në këtë Proces Mbrojtjeje të Lirisë Krahinore. Ne ishim në një demokraci përfaqësuese të qeverisur keq, ndërsa sot po shkojmë me shpejtësi drejt një autoritarizmi me maskë demokratike, një poliarkie, në të cilën procesi zgjedhor krahinuer i ditëve të ardhshme është vetëm një hap i dytë i zbatimit të programit të thirrur në ditën e parë: "S'keni parë gjë Akoma nga Hakmarrja Jonë".
"Panorama"
*Titulli origjinal: Përmbyllja e Qarkut Autoritarist
Comments
Sja vlen fare te komentosh
Sja vlen fare te komentosh sepse ky eshte shkrim i porositur nga 'Demokratet' qe vetem demokrate nuk jane dhe shkrimi eshte kritik por vetem kritik nuk eshte sepse eshte thjesht nje sharje e tipit te gjere per 'neokomunistet' me nje misinformim te papare.

Kur flitet pastaj per shkaterrimin e pushtetit te 'ndare' te presidences behet qesharak. ore zoteri ku jeton ti ne hene? Nuk e di ti qe presidenti eshte nje ish anetar i forcave e armatosura te kohes se komunizmit pa asnje vlere te asnje lloji pervecse i sherben nje force politike dhe me keq, i sherben mbrojtjes te korrupsionit te forces politike qe e ka porositur kete shkrim duke mbajtur nen hyqem gjyqesorin nepermjet KLD-se.

Persa i perket gjygjesorit, nuk e di ti qe deri tani kane rene ne rrjete figura te magjorances se tanishme se keta te pakten nuk shajne me nene e me babe. por gjygjesori jot i pavarur eshte aty thjesht duke mbrojtur baterdine e korrusionit te familjes se zgjeruar demokrate, me vajze e djale e shoke te vajzes e te djalit e gjithe rrjetin e tyre korruptiv.

Per sa i perket Shkodres, dhe une nga Shkodra jam por nuk kisha vene re ndonje lulezim te ndonje lloji ne Shkoder. Ne e dime mire qe ne shkoder nuk hapte kush gojen se vinte ajo zhelja qe e ke ti shoqe qe ne kohe te insitutit ne Shkoder dhe te mbyllte gojen me keq se ne diktature. Po ske pak turp o burre qe shkruash lulezim per bashkine e shkodres qe thjesht ishte ne sherbim te nje femre shakllabane dhe te pafyture si Topalli? Por une e kuptoj hallin tend se nga nje Zhele profesor te sollen ne Tirane dhe te paguanin shtrenjte te shkruaje budallalliqe. E si tja bejme tani historianet e lire te tipit tend jane me shumice?

Beni, Asht e drejta jote me
Beni,
Asht e drejta jote me mendu e me u shpreh ndryshe, sidomos kur merr parasysh arsimin e angazhimin tand tesh 20 vjet. Nji nga tiparet e demokracis asht me pranu qe mendojm e jena ndryshe, dhe ne nji pike jane ligjet ata qe percaktojne dhe ruajne ballancen e shoqerise, ligjet qe i bajne njerezit, dhe kur i shkelin--me çfardo justifikimi a arsyetimi--athere i hapin rruge autokracise. Shqiperia ka vazhdu me jetu tesh 25 vjet midis aspirates per demokraci dhe autokracise se mirfillte. Ti, ma mire se shumkush e ke kuptu, e po keshtu edhe Romeo e kupton drejt. Asht disi aj partizanlleku per kallabllekun e dishira me besu ne nji ndryshim te mundshem ne qytetar si ti, qe i ndan njerezit ne veshtrimun e qeverise dhe opozites. Çka du me than asht se si ti, ashtu edhe Romeo mendoni ne fakt njelloj, por ju ndan disi kandi qe e vendosni vedin.
Te pershendes,
S
Nga ana politike jemi te nje

Nga ana politike jemi te nje kendi. Ne shtepine time jane mbushur fletat e zgjedhjeve per partine demokratike qe ne kohen kur keta fleta i mbushnim me shkrim dore. ne shtepine time dhe te komshinjve te mi jane pergatitur mbulesat e tavolinave per zgjedhje. nderkohe shume njerez te mij jane akoma gjygjeve per te marre tokat e baballareve te vdekur neper burgje.

Por jemi te pozicionuar ndryshe nga kendet analitike. Une nuk i them derrit daje per shkak te kendit tim politik. gjithashtu nuk mund te shpik teza per revolucion e shkaterrim te 'kontrates' kushtetuse kur ne fakt institucionet e pavarura si presidenti e gjygjesori jane ne piken me te ulet pikerisht sepse i ka nen hyqem opozita qe nepermjet tyre ka mbulese personale ndaj keqperdorimit te tejskajshem te pushtetit.

Gjithashtu nuk mund te them dot se shkodra paska filluar te lulezoje se ne e dime shume mire qe kane lulezuar vetem miqte e bile lagjet e Topallit, por cilesia e perfaqesimit ka rene ne kete pike se kjo u pergatit per 8 vjet nga PD. LSI-ne e kemi aty dhe te fuqizuar se dhe ate e la PD te bente kerdine neper Bashki. prandaj ju lutem te veme pak ne perdorim trurin.

"krahinuer" mbeti ky lumadh

"krahinuer" mbeti ky lumadh tere jeten..

Shqipnia deri në Konispol a?

Shqipnia deri në Konispol a? E Kosova, e Ilirida, e Malësia, e Lugina, e Çamëria? Mos or derëzi mos e cungo Shqipërinë, pastaj që do edhe ta paraqesish veten si patriot!

Do ta besoja nqs gjera te
Do ta besoja nqs gjera te ngjashme do te kishte thene edhe para 2013, por atehere zoteria kerkonte kafshata te medha, sot u bie kembanave pse nuk i gjeten nje vend as majtas as djathtas. Retorike kote.
Perpiqem te daloj kete hartim

Perpiqem te daloj kete hartim mature nga nje analize politike. Megjithe fjalorin e pasur, tip shekspirian, analize politike nuk shoh gjekund

Ky pseudo intelektual

Ky pseudo intelektual shkodran , qenka menduar shume , per te shkarravitur nje shkrim gjoja demokratik .

Ky nuk di te shkruaj per demokracine , sepse do te ishte kujtuar keto 24 vjet , kur balozet e tranzicionit gatuan

nje shtet hibrid , qe nuk e gjen kund . Ku ishte ky burre , kur ndodhi Gerdeci dhe 21 Janari ? Shteti pat degraduar me kohe.

Me paturpesi olimpike qesendis dhe reformen territoriale . Ky duhet ta ngreri rezidencen e tij historike ne Lazaratin e Dash Alikos .

Atje mund tagjeje demokracine alla Romeo Gurakuqi . Nuk e dija kaq regresiv ndaj reformave , qe kuturisin te ngrene shtetin e rrezuar nga mentoret e Romeos. I. Foto

rasti klasik i triumfit te

rasti klasik i triumfit te formes mbi permbajtjen. ngushellime autorit

Add new comment