Ra teoria e Berishës së “fitores në tavolinë”

Postuar në 23 Qershor, 2015 02:50
Eduard Zaloshnja

 

Pasi u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ndarja e re territoriale, Berisha deklaroi në një emision televiziv se do t’i sugjeronte drejtuesve të PD-së që t’i bojkotonin zgjedhjet lokale, pasi ndarja që kishte bërë dyshja Rama-Meta ishte thjesht për qëllime elektorale. Sipas tij, ajo i siguronte mazhorancës fitoren e sigurtë në 52 bashki (nga 61 të krijuara), bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të parvjetshme.

Këtë tezë të Berishës e përdorte për 6 muaj rresht pothuaj çdo politikan i opozitës e analist pranë saj, në çdo foltore të mundshme. Por 6 muaj pas publikimit të saj, i ndodhur nën trysninë e partnerëve tanë euroatlantikë, Basha deklaroi se PD-ja do të futej në zgjedhje, dhe me një votë plebishitare, do ta rrëzonte ndarjen territoriale të dyshes Rama-Meta.

Tani që kemi rezultatet përfundimtare të  zgjedhjeve në pothuaj të 61 bashkitë, mund të analizojmë nëse teoria e Berishës së “fitores në tavolinë” u materializua.

Vetëm në 11 bashki (Kukës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Peqin, Libohovë, Librazhd, Bulqizë, Skrapar, Durrës, Vorë, Krujë), teoria e Berishës pati një fuqi perfekte parashikuese – kandidatët për kryebashkiakë të koalicionit ASHE arritën një përqindje pothuaj identike me atë që kishin realizuar parvjet partitë e këtij koalicioni.

Por ajo teori dështoi në mënyrë spektakolare në Përmet, për shembull, ku kandidati i ASHE-s, humbi në një bastion që ka qenë i së majtës qysh në 24 maj të vitit 1944… Ose në Has, për shembull, ku kandidati i ASHE-s fitoi thellë në një bastion që ka qenë berishian qysh në 31 mars të vitit 1992.

Plot 37 kandidatë për kryebashkiakë të ASHE-s, arritën një përqindje më të ulët se ajo që realizuan parvjet partitë e këtij koalicioni, ndërsa 10 kandidatë të ASHE-s arritën një përqindje më të lartë (Për të analizuar arësyet e këtyre devijimeve, do të duhej nga një shkrim më vete për secilën). Ironikisht, në Tropojë, në bastionin më simbolik berishian, kandidati i ASHE-s shënoi rritjen më të lartë të përqindjes – plot 15% më shumë se sa realizuan parvjet partitë e këtij koalicioni – dhe për pak sa s'fitoi...

Në tabelën bashkëngjitur janë devijimet e përqindjeve nga 2013-ta, për 58 bashki. Kurbini është lënë jashtë tabelës, pasi opozita, praktikisht, nuk mori pjesë në zgjedhje atje. Ndërsa Finiqi dhe Dropulli janë lënë jashtë sepse, në këto dy bashkiza, gara reale ishte mes kandidatëve minoritarë grekë.

 

Bashkia

Koalicioni ASHE  në 2013-ën

Kandidatët e ASHE-s, 21 qershor 2015

Devijimi nga 2013-ta

Memaliaj

73%

37%

-36%

Permet

71%

38%

-33%

Pogradec

69%

46%

-23%

Mallakaster

67%

45%

-22%

Selenice

66%

45%

-21%

Berat

71%

53%

-18%

Tepelene

74%

56%

-18%

Kucove

73%

56%

-17%

Ura Vajgurore

75%

58%

-17%

Kelcyre

66%

50%

-16%

Belsh

62%

46%

-16%

Konispol

63%

48%

-15%

Fier

67%

55%

-12%

Lushnje

64%

52%

-12%

Patos

72%

62%

-10%

Prrenjas

68%

58%

-10%

Gjirokaster

64%

54%

-10%

Shkoder

49%

39%

-10%

Polican

83%

73%

-10%

Lezhe

55%

45%

-10%

Vlore

71%

62%

-9%

Divjake

64%

55%

-9%

Tirane

62%

54%

-8%

Sarande

62%

54%

-8%

Gramsh

68%

60%

-8%

Cerrik

68%

60%

-8%

Himare

63%

56%

-7%

Roskovec

60%

53%

-7%

Rrogozhine

61%

55%

-6%

Maliq

59%

53%

-6%

Mat

55%

50%

-5%

Klos

49%

44%

-5%

Devoll

54%

49%

-5%

Kolonje

59%

54%

-5%

Elbasan

63%

60%

-3%

Diber

50%

48%

-2%

Mirdite

57%

55%

-2%

Peqin

69%

68%

-1%

Libohove

55%

54%

-1%

Librazhd

66%

65%

-1%

Bulqize

59%

58%

-1%

Kukes

44%

44%

0%

Malesi e Madhe

53%

53%

0%

Vau Dejes

45%

45%

0%

Skrapar

85%

86%

1%

Durres

57%

58%

1%

Vore

49%

50%

1%

Kruje

54%

55%

1%

Korce

57%

59%

2%

Fushe Arrez

47%

50%

3%

Kavaje

61%

64%

3%

Shijak

55%

58%

3%

Kamez

43%

47%

4%

Delvine

68%

73%

5%

Pustec

73%

81%

8%

Has

42%

53%

11%

Puke

40%

51%

11%

Tropoje

30%

45%

15%

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.