Ambasadori italian, ikën D’Elia, vjen Gaiani
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/2748_1_1378.jpg?itok=a_F5kvIT)
Qeveria italiane ka emëruar sot ambasadorin e ri në Shqipëri, Massimo Gaiani. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme italiane.
Massimo Gaiani ka lindur në Addis Ababa, Etiopi, në vitin 1956, dhe shërben në diplomaci që prej vitit 1982.
Duke filluar nga viti 2005, Gaiani ka shërbyer si Këshilltar Diplomatik i Ministri për Çështjet Evropiane, duke dhënë mjaft ndihmë, ndërsa ka qenë gjithashtu edhe Koordinator i Zyrës së Sekretarit të Komitetit Ndërministror Evropian, për çështje evropiane.
Jashtë Italisë, ai ka shërbyer më parë në Konsullatën italiane në Montreal, ku është marrë me çështjet ekonomike, më pas ka përfaqësuar Italinë në Komitetin Ekonomik Evropian në Bruksel, si dhe ka shërbyer në ambasadën italiane në Washington.
Massimo Gaiani ka kryer edhe një serë funksionesh të tjera në Këshillin e Ministrave në Itali.
Ndërkaq, më herët gjatë ditës kryeministri, Sali Berisha priti në një takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, zotin Saba D’Elia, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në vendin tonë
Add new comment