Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/29/6449_1_1407.jpg?itok=ThUlkwOD)
Kriza financiare e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë dy projektligje në kuvend, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH.
Drafti i parë i heq KESH-it detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milionë kilovat orë në vit, cka sipas ministrit të Energjitikes, lehtëson me 40 milionë euro në vit buxhetin e KESH.
Drafti i dytë e bën faturën e energjisë që KESH i shet CEZ si titull ekzekutiv të detyrueshëm, të ngjashëm, si faturën që CEZ ka me konsumatorët. Kjo ndërhyrje në ligj ndihmon KESH-in të mbledhë borxhet që CEZ ka ndaj tij.
Opozita eshte shprehur se sistemi i energjise ne vend eshte zhytur ne borxhe dhe skema se si furnizohen me energji operatoret e tregut po penalizon KESH-in. Sipas opozites me kete skeme praktikisht qeveria e ka shitur pa leke Operatorin e Shperndarjes tek CEZ-i. Sipas opozites, vlera me te cilen u shit shperndarja eshte e barabarte me subvencionet e vetem 3 viteve te fundit, qe KESH i ka bere CEZ-it per shkak te cmimit te ulet me te cilin ja shet energjine.
Dy projektligjet nuk jane votuar, si pasoje e kontestimeve te opozites per mungesen e numrit te mjaftueshem te deputeteve ne salle.
Top-channel.tv
Add new comment