Gërdeci, avokati i Luan Hoxhës: Nuk ka shkelur asnjë ligj
TIRANE - Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit ka vijuar me konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse.
Avokati i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, Ibrahim Lahi kërkoi pafajësi për të pandehurin, pasi prokuroria nuk ka përcaktuar në pretencë cilat dispozita ka shkelur klienti i tij.
Sipas mbrojtjes, Luan Hoxha nuk ka kryer asnjë veprim që bie në kundërshtim me detyrën e tij për dosjen “Gërdeci”.
Avokati Lahi u shpreh para trupës gjyqësore se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm nuk ka shkelur asnjë ligj apo detyrë funksionale, qe e bëjnë atë përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Në argumentet prej 13 faqesh të avokatit mbrojtës, thuhet se ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka zbatuar vetëm detyrën lidhur me transportin e municioneve.
Prokuroria kërkoi 8 vjet burg për ish-shefin e Shtabit, Luan Hoxha, i pandehur në proces për shpërdorim detyre.
Ballkanweb
Add new comment