Zgjedhjet në Kroaci, sondazhi: Opozita kryeson bindshëm

Postuar në 26 Nëntor, 2011 10:19

ZAGREB- Një koalicion i qendrës së majtë i përbërë nga parti të opozitës kryeson bindshëm Bashkimin Demokratik Kroat (HDZ), në pushtet që prej 2003 në Kroaci, sipas dy sondazheve të botuara të shtunën, një javë përpara zhvillimit të zgjedhjeve legjislative. 

Afro 37,5% e personave të pyetur e mbështesin këtë koalicion, të drejtuar nga Partia social-demokrate (SDP), kundrejt 19% që janë pro HDZ-së, e tronditur seriozisht këto kohët e fundit nga skandalet e korrupsionit, sipas një sondazhi të agjencisë Ipsos Plus, që pyeti 1.000 zgjedhës. Sipas një sondazhi tjetër të botuar nga e përditshmja me influencë 'Jutarnji List', koalicioni i qendrës së majtë do të marrë 83 nga 151 vende në parlament, ose një shumicë që do t'i mundësonte të krijonte qeverinë e ardhshme. 

HDZ-ja do të merrte nga ana e saj 41 vende nga 66 që mori në 2007, sipas këtij sondazhi të realizuar nga agjencia Mediana Fides në një numër prej 4.000 personash. Kroatët do të votojnë më 4 dhjetor për Asamblenë e tyre kombëtare. Rezultati i votimit do të nxjerrë qeverinë që do të çojë vendin në Bashkimin Evropian, normalisht në korrik 2013.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.