Berisha, Rahimov: Thellim bashkëpunimit me Azerbajxhanin

Postuar në 28 Janar, 2013 08:35

 

Forcim marredheniesh mes Shqiperise dhe Azerbajxhanit kane premtuar ne takimin mes tyre kreu i qeverise shqiptare,  Sali Berisha dhe Azad Rahimov, Ministër i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit.

Kryeministri Berisha i tha Ministrit të Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit se Shqipëria synon të ngrejë në një nivel të lartë dhe të forcojë bashkëpunimin me Azerbajxhanin, jo vetëm në këto dy fusha të rëndësishme, por në çdo fushë e veçanërisht në atë ekonomike, ku të dy vendet, i pret një e ardhme akoma më e mirë dhe më e sigurt.

Ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit Azad Rahimov tha se në vizitën e tij po shoqërohej nga një grup biznesmenësh azerë, të cilët po shfaqnin interes të madh për investime në Shqipëri, nisur edhe nga taksat e ulëta që aplikohen këtu.

Sipas Berishes Shqipëria është, në çdo fushë, joshëse për investitorët e huaj, por për ata nga Azerbajxhani veçanërisht në fushën energjetike dhe atë të turizmit.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha i kërkoi Ministrit të Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit Azad Rahimov t’i përcillte Presidentit Alijev ftesën e tij për të vizituar Shqipërinë.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.