Akuzat e Ramës, MB: Po përbalt Policinë e Shtetit

Ministria e Brendshme reagoi sot pas akuzave të kreut socialist, Edi Rama në drejtim të Policisë së Shtetit.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Leonard Olli i konsideroi akuzat e Ramës përbaltjeje, shpifje dhe trillime, si dhe përpjekje të tij të dëshpëruara për të intimiduar dhe demotivuar Policinë e Shtetit.
Olli tha se Rama mashtroi paturpësisht për nivelin e rrogave të efektivave të policisë, duke fshehur realitetin, pasi sipas tij, kur Partia Socialiste qeveriste, rroga e punonjësit të policisë në nivel zbatues ishte 31.500 lekë, Rama premtoi se nuk do ketë rroga nën 50. 000 mijë lekë, vijoi Olli, por ai nuk ka idenë se sot kjo qeveri ka vendosur me kohë minimum të pagës, në nivel zbatues, 52.400 lekë.
Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e Ramës që i paraqiti punonjësit e policisë si të paarsimuar, apo ato kur tha se efektiva të policisë po kërkojnë të largohen nga radhët e organizatës.
“Rama të harrojë se shqiptarët do t’i japin mundësinë që të implementojë në Policinë e Shtetit, modelin e policisë së tij bashkiake, të mbushur me banditë dhe elementë të inkriminuar. Këtij modeli, vota e 8 majit i dha një refuzim kategorik.”- thuhet në deklaratë, duke shtuar se ky model i Ramës, do të marrë sërish përgjigjen që meriton më 23 qershor.
Kreu i PS-se, Edi Rama, duke nenvizuar gjendjen e mjeruar ne te cilen jetojne sipas tij familjet e policeve te vrare dhe situaten alarmante te rendit e sigurise ne vend, ka premtuar hapjen e një lufte frontale me krimin dhe vendosjen e autoritetit të shtetit mbi gjithë territorin përmes policisë së shtetit në 300 ditët e para të qeverisjes socialiste. Deklarata eshte bere gjate fjales se tij ne tryezen e PS me policët e liruar.
PANORAMA
Add new comment