Studioja e vëllait të Bashës do realizojë shitjen e INSIG

Studioja ligjore ku bën pjesë Erlindi Basha, vëllai i kreut të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, është i vetmi subjekt që po vazhdon garën për konsulencë të privatizimit të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Në këtë garë, për të cilën opinionit nuk i është bërë gati asgjë e ditur, nga komisioni i vlerësimit janë përjashtuar të gjitha subjektet e tjera dhe ajo është kualifikuar e vetme për në fazën finale, të vlerësimit të ofertës financiare, raporton Shqiptarja.com.
Emrat e juristëve të kësaj studioje dalin shpesh herë si përfaqësues të Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe enteve të tjera të ministrisë së Ekonomisë në gjyqet që ky institucion ka pasur me biznese të ndryshme, të cilat kanë hedhur në gjyq ministrinë ose anasjelltas.
Mes dhjetëra projekteve të deklaruara prej saj, spikat bashkëpunimi me qeverinë shqiptare në projektet për ndërtimin e gazsjellësit më të madh në Shqipëri. “Ne kemi realizuar përfaqësimin e qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve për zhvillimin e një projekti të tubacionit të madh të gazit prej 1 miliardë euro, në bashkëpunim me dy konsulentë të tjerë ndërkombëtarë”, – deklaron studioja.
TEMA
Add new comment