101 vjet Pavarësi, Presidenti e Kryeministri në Vlorë

UPDATE- Presidenti, Kryeministri dhe kabineti qeveritar do të jenë nesër në Vlorë për të shënuar 101 vjetorine shpalljes së Pavarësisë. Presidenca njoftoi nëpërmjet një komunikimi për shtyp, se nesër, presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te marre pjesë në orën 11:00, ne ceremonine e ngritjes se Flamurit ne Vlorë, dhe më pas në 11:30 do të zhvillojë një vizitë në shtepine e patriotit Osman Haxhiu (Ibrahim Haxhiu, i biri)-Lagjja 4 Heronjte (Topana). Në mbrëmje Presidenti, Bujar Nishani do të organizojë një pritjen zyrtare në pallatin e Brigadave.
Ndërkaq, gjatë një konference për shtyp, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pyetur për aktivitete e parashikuara për këtë ditë, tha se “Qeveria dhe Kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë”
“28 Nëntori, që është dita e 101 vjetorit të Pavarësisë, është Ditë e Flamurit dhe për këtë Qeveria dhe Kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë. Zyra e Komunikimit do t’jua bëjë të njohur këtë axhendë, e cila ka, padiskutim, në qendër të vëmendjes një datë të pashlyeshme dhe që në 101 vjetorin, në 102 vjetorin dhe në të gjithë vitet që do të pasojnë, i mbetet kryeqytet Vlora.”- tha Kumbaro.
Panorama
Add new comment