101 vjet Pavarësi, krerët e shtetit bashkë në Vlorë

Postuar në 28 Nëntor, 2013 04:00

Sot shënohet 101 vjetori i Festës së Pavarësisë. Të gjithë krerët e shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta do të jenë së bashku në Vlorë, në qytetin e Flamurit.

Festimet do të nisin në orën 11:00 ku do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit, vendosja e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit, prezantimi i projektit “Lungo Mare” si dhe do të shpallet konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Aktivitete të shumta do të zhvillohen edhe në Tiranë. Ato startojnë në orën 09:00 dhe përfundojnë në orën 20:00. Siparin e festave e hap panairi në rrugën pedonale “Murat Toptani”, gjatë gjithë ditës së sotme do të zhvillohen lojëra popullore në ambientet e parkut “Rinia”. Gjithashtu, Ansambli i Tiranës do të performojë valle të të gjitha krahinave. Ansambli do të vendoset në sheshin para monumenteve të Vëllezërve Frashëri në orën 11:00-12:00 dhe në sheshin para Galerisë Kombëtare në orën 12:00-13:00. Ndërkohë Banda e qytetit do të performojë një sërë këngësh patriotike si dhe një repertor të përzgjedhur enkas për këto festime, përgjatë rrugës pedonale “Murat Toptani” dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.