Presidenti Nishani pritje për 28 Nëntorin: Të punojmë fort që ta bëjmë vendin më të mirë

Postuar në 28 Nëntor, 2013 14:42

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Brigadave pritjen me rastin e 28 Nëntorit. Në këtë pritje ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kreu i kuvendit, Ilir Meta, ambasadorë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të fesë etj.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i shtetit vlerësoi kontributin e paçmuar të patriotëve shqiptarë me në krye Ismail Qemalin, që me sakrifica e përpjekje bënë të mundur që Shqipëria të jetë një shtet sovran e i pavarur.
Nishani bëri thirrje që politika të punojë fort dhe me vendosmëri, duke lënë pas konfliktualitetin, në përmbushjen e reformave të rëndësishme që do të bënin të mundur të kemi një vend më të mirë, të sigurt për fëmijët tanë dhe më afër Europës.
“Me kokën lart, me vështrimin përpara, pa harruar edhe ndonjë vështrim pas, tash e tutje duhet të punojmë për më tepër shpresë dhe prosperitet. Sfida të vështira kemi përpara.
Të vijojmë reformat e nevojshme. Të vijojmë reformën arsimore. Të bëjmë çmos ta zbusim klimën politike. Të ndërtojmë strategji të mira punësimi për të eliminuar lëmoshat e pa denja asistenciale. Të vazhdojmë të punojmë edhe më tepër për sa na ka mbetur për afrimin me Europën”, – u shpreh Presidenti Nishani.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.